Home / Lajme / Maqedoni / BDSH me platformë anti-diskriminuese

BDSH me platformë anti-diskriminuese

8 prill-Në këtë platformë, sipas Mahmutit, janë përmendur diskriminimet që u janë bërë shqiptarëve në këto 20 vitet e fundit nga ana e shtetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar Bardhyl Mahmuti, të enjten në mbrëmje në Tetovë, ka shpalosur platformën e anti-diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë platformë, sipas Mahmutit, janë përmendur diskriminimet që u janë bërë shqiptarëve në këto 20 vitet e fundit nga ana e shtetit.

Ai thotë se BDSH-ja do të angazhohet fuqimisht për “lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që padrejtësisht mbajnë mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqësisë së komanduar nga partitë politike dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga ky kontroll partiak i institucioneve të hetuesisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në Maqedoni”. Mahmuti foli edhe për diskriminimin në fushën e ekonomisë që u bëhet shqiptarëve.

Ai tha se shqiptarët nuk e meritojnë statusin e të varfërve sepse japin shumë për shtetin, ndërsa kjo nuk u kthehet në investime dhe punësime.

Gjatë promovimit të kësaj platforme kreu i BDSH-së, tha se Qeveria e Shkupit, ka keqpërdorur fondet dhe ndihmat për qytetarët e Maqedonisë, pasi që miliona euro që kanë qenë të destinuara për të gjitha viset të njëjtat u janë dedikuar vetëm rajoneve të banuara entikisht me maqedonas.

Më tej Bardhyl Mahmuti, duke folur për situatën politike në Maqedoni, ftoi edhe një njëher për një unifikim mes faktorit politik shqiptar kundër pushtetit të Shkupit edhe atë me një platformë të vetme shqiptare duke ftuar që të gjithë liderët të shtrijnë dorën e pajtimit, të ulin tensionet dhe të punojnë për të mirën e popullit.

“Kjo politikë agresive dhe antishqiptare e institucioneve shtetërore të Maqedonisë është katalizator i konflikteve të reja në këtë shtet dhe bartë me vete rrezikun e destabilizimit të Evropës Juglindore. Përballë kësaj situate tejet të vështirë me të cilën ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni, partitë politike shqiptarë përfundimisht duhet t’i lënë mospajtimet e tyre dhe të bashkuar të mbrojnë interesat kombëtare“, tha kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

Gjatë shpalosjes së platformës anti-diskriminim, kanë marrë pjesë edhe deputetët e pavarur Daut Rexhepi Leka e Besim Dogani.

Të pranishëm gjithashtu ishin edhe Shpëtim Pollozhani, kreu i Shoqatës të të përndjekurve dhe të burgosurve politik në Maqedoni, Nevzat Halili, analisti Alajdin Demiri, publicisti Arben Llalla sikurse edhe simpatizantë të kësaj partie.(U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *