Home / Sport / Champions, Real dhe Shalke pas konfirmimit

Champions, Real dhe Shalke pas konfirmimit

Sonte në program janë dy çerekfinalet e fundit kur do të mësohen emrat e dy gjysmëfinalistëve tjerë. Duket se Shalke dhe Reali janë shumë pranë kualifikimit, pasi kanë ‘trashëguar’ fitore të thella nga takimet e para me Interin respektivisht Totenhemin.

Pasi mbrëmë Machesteri dhe Barcelona konfirmuan kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sonte pritet të mësohen emrat e dy gjysmëfinalistëve tjerë. Kampionët aktual Interi do të kenë detyrë të vështirë në Gjermani, kur do përballen me Shalken, pasi para një jave në Milano u mundën 5:2. Ky rezultat u jep shumë pak gjasa italianëve, megjithse ata vazhdojnë të besojnë në mrekulli. Në anën tjetër nga tabori i Shalkes janë të matur në deklaratat e tyre, duke respektuar maksimalisht kundërshtarin, ndërsa premtojnë angazhim maksimal për të konfirmuar kualifikimin në gjysmëfinale, që do të ishte historik për ta. Takimi tjetër i mbrëmjes do të luhet në Londër, ku Totenhemi pret Real Madridin. ‘Mbretërit’ në takimin e parë në Madrit fituan 4:0 dhe duken shumë pranë gjysmëfinales, mirëpo Murinjo thëret në kujdes, duke mos dashur të nënçmojnë kundërshtarin. Anglezët duket se janë pa gjasa për kualifikim, kështu që do të tentojnë që me paraqitje të mirë dhe fitore eventuale të eliminohen me nder.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *