Home / Sport / Champions, sonte gjysmëfinalja e parë, Schalke pret Manchesterin

Champions, sonte gjysmëfinalja e parë, Schalke pret Manchesterin

Pasi ka prenotuar titullin e 19-të të Premier Ligës, Machester United fluturon për në Gelsenkirchen për të tentuar hipotekimin e finales së Uembllit.

Por përballë do të ketë Schalke, ku bën pjesë i paperëndueshmi Raul, që luajti një rol kyc në ndeshjen e ekipit gjerman me Inter.

Davidi kundër Golias, e cilësojnë mediat ndërkombëtare ndeshjen e sotme, që është dhe gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve.

Nga njëra anë janë djajtë e kuq, ende të pamposhtur në këtë sezon evropian dhe për herë të katërt mes katër skuadrave më të mira në pesë vitet e fundit.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick, e cila nuk ka arritur kurrë në një turn të tillë në garat e Ligës së Kampioneve.

Por, nëse kishte korrur vetëm fitore në katër garat e para, në turnin e fundit të kampionatit gjerman Schalke u gjunjëzua në fushën e Caiserslautern.

Ndërsa sezoni shtëpiak i United ka qenë më pozitiv, pasi katër javë nga përfundimi, falë gjashtë pikëve avantazh ndaj Chelsea, ekipi i Alex Fergusson ka hipotekuar titullin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *