Home / Lajme / Maqedoni / Dënime të duhura për autorët e vrasjes

Dënime të duhura për autorët e vrasjes

12 prill-“Mendoj se politika ndëshkuese duhet të jetë ajo që do të pamundësojë ngjarje të tilla në të ardhmen”, theksoi Todorov pas prezantimit të Projektit YES rrjeti. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse dikush do ta ndërmerr përgjegjësinë për rastin, ai tha se ndjenë përgjegjësi, dëshpërim dhe zemërim dhe se pajtohet se duhet të bisedohet por, sipas tij, kjo asgjë nuk do të parandalojë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Todorov pret që politika ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë ta luaj rolin e saj edhe ndaj autorëve të vrasjes së nxënësit nga SHMN “Zdravko Cvetkovski” t’u caktoj dënime, që do të jenë në margjina të maksimumit ligjor.

“Mendoj se politika ndëshkuese duhet të jetë ajo që do të pamundësojë ngjarje të tilla në të ardhmen”, theksoi Todorov pas prezantimit të Projektit YES rrjeti. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse dikush do ta ndërmerr përgjegjësinë për rastin, ai tha se ndjenë përgjegjësi, dëshpërim dhe zemërim dhe se pajtohet se duhet të bisedohet por, sipas tij, kjo asgjë nuk do të parandalojë.

“Tentuam përmes shumë masave të iniciojmë mendime të ndryshme dhe veprimin në këtë pjesë dhe të angazhohemi të parandalojmë ngjarje të këtilla dhe për këtë propozuam reforma në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, të cilët fillojnë nga shtatori me shkolla prindërore, që duhet të mundësoj që prindërit të kenë kontroll më të madh dhe rol në edukimin e fëmijëve” , deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Ai vlerëson se ka faktorë tjerë që kontribuojnë në këto ngjarje mes të cilave i numëruan serialet e dhunshme televizive, ngjarje politike dhe video lojëra të dhunshme, të cilat shkaktojnë që fëmijët të ndahen në banda nëpër shkolla dhe të identifikohen me ato.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *