Home / Lajme / Maqedoni / Dështoi ideja për unifikim

Dështoi ideja për unifikim

4 prill-
“Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni gjatë këtyre viteve ka mbetur në vendnumëro”, ka vlerësuar kryetari i Këshillit shqiptaro-amerikan Xhevat Sherifi, i cili ka theksuar se ka ardhur koha që faktori politik shqiptarë të bashkohet rreth një platforme politike për t’i dalë më mirë në mbrojtje interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Sekretari i Këshillit të Shqiptaro-Amerikan, Iljaz Kadriu, pas takimeve me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, është shprehur se nuk ka gjetur mbështetje ideja e tyre për unifikimin e faktorit politikë shqiptarë në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, ai ka theksuar se KSHA do të vazhdojnë të ngulmojnë për një politikë më të koordinuar të shqiptarëve në Maqedoni dhe nuk do të tërhiqen nga kjo ide, pavarësisht këtij rezultati.

“Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni gjatë këtyre viteve ka mbetur në vendnumëro”, ka vlerësuar kryetari i Këshillit shqiptaro-amerikan Xhevat Sherifi, i cili ka theksuar se ka ardhur koha që faktori politik shqiptarë të bashkohet rreth një platforme politike për t’i dalë më mirë në mbrojtje interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ne vlerësojmë se është e udhës që partitë politike shqiptare të bashkohen rreth disa gjërave kruciale që nesër të bashkuar të kushtëzojnë qeveritarët maqedonas për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në vend”, potencoi Sherifi, pas një takimi me kreun e Strugës, Ramiz Merko. Ai është shprehur me tone kritike ndaj përbërjes së tanishme qeveritare, qëndrime këto të cilat tha se ia ka shfaqur edhe kreut të BDI-së.

Gjithashtu delegacioni i shqiptarëve të Amerikës potencoi se janë në dijeni të ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe konfirmuan se edhe ata do të paraqesin kandidatë të tyre për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, në takimin me kreun e Strugës, Ramiz Merko, janë informuar me situatën dhe sfidat e pushtetit vendor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *