Home / Lajme / Maqedoni / Dështojnë koalicionet brendashqiptare

Dështojnë koalicionet brendashqiptare

19 prill-Ftesës publike të dy partive shqiptare, BDK-së së Shaqirit dhe BDSH-së së Mahmutit, BDI ende nuk i është përgjigjur.
Ndërkohë që partitë e tjera shqiptare si PDSH, DR e RDK, janë shprehur pro koalicioneve, por pas zgjedhjeve.

Gjasat për aleanca më të gjera dhe koalicione mes partive politike shqiptare kanë dështuar. Të gjitha subjektet politike më të mëdha, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e afërta elektorale duke u bazuar në potencialet e tyre dhe garimin solo.

Ftesave publike, qoftë të subjekteve më të vogla partiake shqiptare, partitë e mëdha nuk i janë përgjigjur duke hedhur poshtë çdo variant për koalicione të mundshme. Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka pranuar se është shumë afër krijimit të koalicionit me Partinë për Ardhmëri Evropiane të Fiat Canovskit dhe me Ligën Demokratike të Boshnjakëve. Shefi i Shtabit zgjedhor të partisë, Abdilaqim Ademi, nuk e ka përjashtuar as mundësinë e koalicionit me parti më të vogla shqiptare, por pa precizuar se me cilën.

Jozyrtarisht mësohet se BDI do të zgjedhë si aleat Bashkimi Demokratik Kombëtar të Hisni Shaqirit, por vetëm në Njësinë zgjedhore 2. “Ky është vendim i marrë në Kryesinë Qendrore dhe janë formuar edhe grupet punuese të cilat duhet t’i formalizojnë edhe pjesët rreth marrëveshjes që duhet të arrihet”, deklaroi ditë më parë Abdylaqim Ademi, duke shtuar se sa i takon koalicioneve me partitë shqiptare, po negociohet me kërkesë të tyre që ata të jenë pjesë e koalicionit me BDI-në, dhe se tashmë janë formuar grupe të cilat po diskutojnë.

Ftesës publike të dy partive shqiptare, BDK-së së Shaqirit dhe BDSH-së së Mahmutit, BDI ende nuk i është përgjigjur.
Ndërkohë që partitë e tjera shqiptare si PDSH, DR e RDK, janë shprehur pro koalicioneve, por pas zgjedhjeve.

Liderët e tyre kanë aluduar se preferojnë që t’i matin forcat në terren e në bazë të mandateve të fituara, të pozicionohen duke shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. Kundër koalicionit është pozicionuar edhe PPD-ja, edhe pse është ithtare e propozimit të ardhur nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që të gjitha partitë të dalin me një listë të përbashkët.

“Natyrisht se PPD-së i kanë ofruar edhe partitë tjera që të dilet bashkë, por PPD është përqendruar rreth konceptit dhe hises së saj që faktikisht këto 20 vite është munduar dhe mundohet që shtet-formësia e shqiptarëve në Maqedoni të jetë përparësi në zgjedhjet e ardhshme. Deri tash, PPD bisedat për dalje në këto zgjedhje përveç me Komunitetin Shqiptaro- Amerikan që i ka dhënë mbështetje, partive tjera për këto zgjedhje dhe koalicioneve e ardhshme parazgjedhore PPD-ja iu ka thënë JO”, tha Sefedin Haruni.

Sipas afateve ligjore, partitë dhe participantët e tjerë në zgjedhje duhet që deri më 5 maj të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata e zgjedhjeve të 5 qershorit fillon më 15 maj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *