Home / Sport / DIASPORA PËRGËZON SHKËNDIJËN

DIASPORA PËRGËZON SHKËNDIJËN

Sukseset e KF Shkëndija Tetovë këtë vit po bëjnë jehonë të madhe në mesin e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë. Dëshmi për këtë janë numri i madh i shikuesve që vijnë në Tetovë nga të gjithë qytetet tjera në Maqedoni, nga Kosova e Shqipëria, ndërsa të shumtë janë ata që ecurinë e ekipit e ndjekin në diasporë përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë në internet. Në këtë kontest këto ditë në adresë të KF Shkëndija ka arritur një telegram urimi nga Austria, më saktësisht nga drejtuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të cilët përgëzojnë ecurinë e ekipit tetovar. Në telegram urimin e lëshuar në adresë të KF Shkëndija thuhet si vijon:

“Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju përgëzon për fillimin e kampionatit të suksesshëm ne Ligën e parë të Maqedonis ju dëshirojm suksese dhe fat për kamponatin 2011 dhe shpresojm që do tja arini qëllimin që në fund të kampionatit K.F. Shkëndija të shpallet kampioni i vitit. Adhuruesit dhe simpatizerët e K.F. Shkëndija cdo javë i përcjellin rezultatet dhe sukseset e K.F. Shkëndisë. Liga Shqiptare e futbollit në Austri dhe Kryesia e Ligës shpresojn që të realizohet ëndra që në fund të kampionatit të luhet një lojë reviale të perfaqsueses të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe klubit Shkëndija. Pranoni përshendetje të përzemërta nga Kryetari i Ligës Shqiptare z.Qani Sulejmani”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *