Home / Lajme / Maqedoni / Diaspora shqiptare pa informacione për votimin në zgjedhjet e 5 qershorit

Diaspora shqiptare pa informacione për votimin në zgjedhjet e 5 qershorit

25 prill-Sipas udhëzimit të paraparë, të gjithë shtetasit që janë jashtë vendit do të duhet të lajmërohen tek përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatet) më së voni deri më 4 maj në mesnatë dhe të verifikojnë të dhënat rreth tyre. Gjithashtu deri në të njejtën datë ata duhet të paraqesin kërkesën për të votuar.

Diaspora shqiptare në Evropë, SHBA dhe shtetet tjera është shumë pak e informuar lidhur me procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Janë paraqitur shqetësime dhe kërkesa të shumta nga shoqatat e komunitetit shqiptar në diasporë lidhur me këtë çështje, duke kërkuar sqarime për të shfrytëzuar të drejtën e votimit jashtë vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një njoftimi bën të ditur të gjitha detajet lidhur me shfrytëzimin e të drejtës së votimit.

Sipas udhëzimit të paraparë, të gjithë shtetasit që janë jashtë vendit do të duhet të lajmërohen tek përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatet) më së voni deri më 4 maj në mesnatë dhe të verifikojnë të dhënat rreth tyre. Gjithashtu deri në të njejtën datë ata duhet të paraqesin kërkesën për të votuar.

Kërkesën ata mund ta dërgojnë nëpërmjet postës me anë të letrës , por edhe nëpërmjet postës elektronike (email) deri në adresat e përfaqësive diplomatike (që mund të sigurohen në adresën: http://www.mfa.gov.mk/default1.aspx?ItemID=270) apo edhe drejt Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në adresën: (http://www.sec.mk/index.php/component/content/article/87)

Pas dorëzimit të kërkesës së tyre në emailat përkatës në faqet zyrtare të MPJ dhe KSHZ, ata do të marrin përgjigjen në një periudhë prej 24 orëve pas verifikimit të të dhënave. Në rast se nuk merrë konfirmimin votuesi nga diaspora, ai mund të bëjë ankesë në Gjykatën Administrative, e cila do të sjellë vendim brenda 24 orëve për të drejtën e tij të votimit, për të cilën gjë do të informohet.

Në rast se miratohen kërkesat e votuesve, atëherë ata duhet që në ditën e votimit të shkojnë pranë ambasadave dhe konsullatave për të shprehur të drejtën e tyre të votës.

Në diasporë do të zgjidhen tre deputetë nga votat e shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Një deputetë do të jetë nga Evropa, një nga kontinenti i Amerikës dhe një nga Australia. Njëri prej këtyre deputetëve kalkulohet që të jetë shqiptarë, edhe pse partitë shqiptare dhe komunitetet që jetojnë jashtë vendit shpresojnë edhe në dy deputetë, duke përfshirë atë në kontinentin e Amerikës dhe në Evropë.

Por, mungesa e informimit më të detajuar dhe e atyre shtetasve që jetojnë në distanca të largëta të përfaqësive diplomatike të Maqedonisë do të rrezikoj zgjedhjen e ndonjë deputeti shqiptar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *