Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet drejtoresha e “Zdravko Cvetkovskit”

Dorëhiqet drejtoresha e “Zdravko Cvetkovskit”

14 prill-Kryetari i qytetit të Shkupit, Trajanovski pas vrasjes kërkoi seancë të posaçme ku u debatua rasti i Jasharit por edhe i siguria në shkollë. Në këtë seancë këshilltarët e opozitës kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës.

Një javë pas vrasjes së nxënësit Muhamet Ali Jashari nga fshati Kondovë, ka dhënë dorëheqje drejtoresha e shkollës së mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski”, Dragica Kostandinovska. Ajo ka dhënë dorëheqja gjatë seancës së Këshillit të Shkupit që u mbajt në orët e vona të pasdites të së mërkurës.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Trajanovski pas vrasjes kërkoi seancë të posaçme ku u debatua rasti i Jasharit por edhe i siguria në shkollë. Në këtë seancë këshilltarët e opozitës kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës.
Dorëheqja e drejtoreshës Konstadinova gjithashtu vjen menjëherë pas seancës së mbrëmshme të Këshillit të ‘Qytetit të Shkupit’, ku këshilltarët e LSDM-së kishin kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje me qëllim që në të ardhmen të jetë shembull për të tjerët. Por nga LSDM-ja sot thanë se kjo nuk është e mjaftueshme, ata kërkuan dorëheqjen edhe të kryebashkiakut Trajanovski dhe Ministrit të Arsimit, Todorov. “Dorëheqja e detyruar nuk është e mjaftueshme për marrjen e përgjegjësisë. Insistojmë që sa më shpejtë të suspendohet këshilli i shkollës, kurse përgjegjësinë ta marrin edhe kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov”, deklaroi Aleksandar Naumovski, LSDM.Por aktualisht kolektivi i shkollës ka filluar të mbledh nënshkrime për të mos pranuar dorëheqjen e drejtoreshës. Ndërkaq deri më tani si përgjegjës të vetëm të aktit tragjik janë 16 vjeçari i dyshuar për vrasjen e Jasharit i cili gjendet në paraburgim dhe kundër tij është ngritur padi penale, dhe bashkëmoshatari i tij, i cili do të përgjigjet për ushtrim të dhunës. Në seancës e djeshme të Këshillit të ‘Qytetit të Shkupit’ gjithashtu nga këshilltarët e PDSH-së ishte kërkuar riemërtimi i shkollës nga ‘Zdravko Cvetkonvski’ në ‘Muhamed Ali Jashari’. Propozimin e tillë e mbështeti Lidhja e nxënësve shqiptar.“Lidhje a nxënësve shqiptar përkrah iniciativën nga Këshilltarët e ‘Qytetit të Shkupit’ për ndërrimin e emrit të shkollës së mesme të ndërtimtarisë nga ‘Zdravko Cvetkovski’ në ‘Muhamed Ali Jashari’. Sinqerisht e përkrahim iniciativën e këshilltarëve, por ky veprim të mos shfrytëzohet për poenë politik sepse jemi në prag të zgjedhjeve”, deklaroi Qerim Bushi, kryetar i ‘Lidhjes së nxënësve shqiptar’.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *