Home / Lajme / Maqedoni / DR kërkon monitorim të shtuar ndërkombëtar

DR kërkon monitorim të shtuar ndërkombëtar

8 prill-Hoxha gjatë takimit ka cekur se kjo është hera e parë që vendi hyn në proces zgjedhor pa konsensus mes pushtetit dhe opozitës dhe kjo situatë lë hapësirë që DR-ja të dyshojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

Demokracia e Re (DR) ka kërkuar monitorim të shtuar ndërkombëtar të zgjedhjeve të parakohshme të qershorit.

Kjo kërkesë është bërë sot në një takim të zhvilluar midis shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor të DR-së, Arjanit Hoxha me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR, Nicola Schmidt dhe Richard Lappin. Ata kanë diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nevojën e kyçjes së OSBE-ODIHR-së në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Hoxha gjatë takimit ka cekur se kjo është hera e parë që vendi hyn në proces zgjedhor pa konsensus mes pushtetit dhe opozitës dhe kjo situatë lë hapësirë që DR-ja të dyshojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

Hoxha ka përmendur shqetësimet kryesore të DR-së që kanë të bëjnë me listat zgjedhore që nuk janë pastruar si duhet, komisionet zgjedhore që janë nën kontroll dominant të partive qeveritare, votimin e diasporës pa koncept të qartë për realizimin e këtij procesi, si dhe për konkurset dhe investimet publike që bëhen në këtë periudhë dhe që janë sinjal për zbatimin e të a.q. korrupsion zgjedhor nga ana e Qeverisë. Andaj, DR ka kërkuar monitorim të shtuar ndërkombëtar nga OSBE-ODIHR-ja.

Sipas Hoxhës, DR do të kontribuojë maksimalisht që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, por njëkohësisht ka pohuar se përgjegjësia për këtë bie mbi partitë qeveritare

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *