Home / Lajme / Maqedoni / DR ngel pa këshilltarë në komunën e Tetovës

DR ngel pa këshilltarë në komunën e Tetovës

28 prill-Kjo është bërë e ditur nga ana e këshilltarët Shpresa Syla, e cila në një deklaratë ekskluzive për televizionin Koha, ka bërë të ditur se së bashku me Ylber Tahirin, nuk do të mbrojë interesat e Demokracisë së Re në këshillin e Tetovës por do të veprojnë vetëm si të pavarur.

Demokracia e Re ka ngelur pa këshilltarë në komunën e Tetovës. Dy këshilltarët e kësaj partie Shpresa Syla dhe Ylber Tahiri, prej sot do të veprojnë si këshilltarë të pavarur pa mos ju bashkangjitur asnjë subjekti politik.

Kjo është bërë e ditur nga ana e këshilltarët Shpresa Syla, e cila në një deklaratë ekskluzive për televizionin Koha, ka bërë të ditur se së bashku me Ylber Tahirin, nuk do të mbrojë interesat e Demokracisë së Re në këshillin e Tetovës por do të veprojnë vetëm si të pavarur.

Syla tha se ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e këshillit komunal të komunës së Tetovës, por vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe zgjedhësve të saj.

Me këtë, Demokracia e Re, nuk do të ketë këshilltarë të saj në komunën e Tetovës.

Ndërkaq, gjatë një pres konference me gazetarë sot në Tetovë Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se PDSH-së, iu bashkangjitën edhe u zotuan se do të përkrahin platformën e saj politike edhe tre këshilltarët e pavarur të komunës së Zhelinës të cilët kohë më parë janë larguar nga Dr-ja, bëhet fjalë për Naim Sejfuli, Kasam Arifi dhe Elif Ajruli.
Edhe keshilltari i Dr-se ne keshillin komunal te Struges, Hyjnor Kica, ka braktisur DR dhe tani e tutje do te veproje si i pavarur.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *