Home / Sport / Drita e determinuar për fitore

Drita e determinuar për fitore

Drita e Bogovinës pas dy mossukseseve kur humbi nga Lokomotiva dhe barazoi me Bellasicën, tani bogovinasit janë të determinuar për fitore, kur në fushë të vet presin skuadrën shkupjane të Euromilkut.

Pas tre javëve pauzë për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë për amatorë, të dielën vazhdojnë garat në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, në të cilat në program janë ndeshjet e javës së 19-të. Drita e Bogovinës pas dy mossukseseve kur humbi nga Lokomotiva dhe barazoi me Bellasicën, tani bogovinasit janë të determinuar për fitore, kur në fushë të vet presin skuadrën shkupjane të Euromilkut. Nga tabori i Dritës paralajmërojnë lojë për tre pikë, me të cilat do të mbanin hapin me skuadrat e mesit të tabelës. Ndërkohë skuadra e Rinisë nga Gostivari në fushë të vet pret Cementarnicën, në ndeshjen e parë pa trajnerin Miha, i cili kohë më parë nga autoritetet maqedonase u dëbua nga Maqedonia. Megjithatë Rinia vazhdoi me punë pa ndëprerë, tani nën drejtimin e Jeton Nesimit, i cili do të drejtoi skuadrën në të ardhmen, deri sa të njëjtën gjë kishte bërë në vjeshtë. Vllazërimi i Kërçovës kërkon tre pikë kundër Miravcit, Ohrid Lote pret Bellasicën, ndërsa Novaci takohet me Lokomotivën. Derbi i javës së 19-të në Ligën e Dytë do të zhvillohet në Prilep ku 11 Oktomvri ndeshet me Tikveshin, ndërsa udhëheqësit e renditjes Ohrid 2004 do të jenë mysafirë të Vllaznimit.

Dyshet e javës 19-të:
Drita-Euromilku,
Rinia-Cementarnica,
Vllazërimi-Miravci,
Ohrid Lote-Bellasica,
Novaci-Lokomotiva,
11 Oktomvri-Tikveshi,
Vllaznimi-Ohrid 2004.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *