Home / Lajme / Maqedoni / Edhe bankat pyesin për përkatësinë partiake

Edhe bankat pyesin për përkatësinë partiake

30 prill-Plotësimin e formularit të ri, ku kërkohet plotësimi i përkatësisë partiake, si dhe nëse ndonjë i afërm ushtron post shtetëror, bankat e arsyetojnë me ndryshimet e reja ligjore të vitit të ardhëm, me të cilat siç thonë përfaqësues të bankave, synohet luftimi i korrupsionit financiar, si dhe shpëlarja e parave

Bankat do të fillojnë të luajnë rolin e “policisë”. Duke filluar nga 1 maji, pothuajse të gjitha bankat në Maqedoni do të kërkojnë nga klientët azhurnimin e të dhënave të reja personale që nga fillimi, megjithëse në formularin e ri – secili klient do të duhet të tregojë anëtarësinë partiake dhe nëse ndonjë i afërm i tij, ushtron ndonjë post politik-shtetëror. Plotësimin e këtij formulari, bankat e arsyetojnë me faktin se kërkesa është në pajtim me Ligjin për pengimin e larjeve të parave, si dhe me vendimin e Bankës Popullore të Maqedonisë.

Në NLB “Tutunska Banka” arsyetohen se bëhet fjalë për pjesë të të formularit, i cili është në fuqi ka hyrë nga janari i viti të kaluar. “Nuk e kam të qartë, se pse klientët ankohen për obligimin ligjor, i cili aplikohet tani e një vit. Përveç plotësimit të dhënave personale, gjatë azhurnimit të të dhënave – klienti obligohet të plotësojë pyetësorin për ekspozimin e tij politik, apo edhe nëse ndonjë anëtar i familjes ushtron funksion të lartë shtetëror”, thonë nga NLB “Tutunska Banka”. Edhe nga “Banka Procredit” informojnë se konkretisht bëhet fjalë për formularë, në të cilin klienti detyrohet të japë përgjigje në njërën nga tri opsionet – është politikisht i eksponuar, nuk është politikisht i eksponuar dhe nëse ndonjë anëtar i familjes ushtron funksion të lartë shtetëror.

“Apilkacioni për regjistrim të klientëve së bashku me formularin për ‘politikisht i eksponuar’ është miratuar nga të gjitha bankat e Maqedonisë në janar 2010, në pajtim me rregulloren ligjore, e që shkon në drejtim të pengimit për larje parash. Ky formular është i detyrueshëm vetëm për personat jo rezident dhe vetëm ata kanë obligim të plotësojnë formularin”, thotë Biljana Trajkovska, zëdhënëse e “Procredit Banka”. Mirëpo, klientë thonë se nuk është e vërtetë se ky formular plotësohet vetëm nga personat jo rezident, por përkundrazi – punonjësit bankar kërkojnë nga çdo klient i vjetër apo klientë të rinj gjatë hapjes së llogarive bankare apo kryerje të transaksioneve, së pari të plotësojnë deklaratë se politikisht janë apo nuk janë të eksponuar, e më pas mund të kryejnë shërbimet bankare. Në ndërkohë, nga Drejtoria për të Hyra Publike informojnë se janë bërë ndryshime të këtij ligji, e cila rregullon këtë çështje dhe se ndryshimet e bëra, janë në harmonizimin me rregulloret vendore dhe evropiane.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *