Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Hoxha me Mahmutin

Edhe Hoxha me Mahmutin

26 prill-Marrëveshja mes Mahmutit dhe Shaqirit, është nënshkruar sot në Tetovë në selinë e BDSH-së

Tetovë- Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Kombëtare, bashkërisht do të dalin në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Marrëveshja mes kryetarit të BDSH-së, Bardhyl Mahmutit dhe kryetarit të PDK-së, Xhezair Shaqirit-Hoxha, është nënshkruar të martën në Tetovë në selinë e BDSH-së. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Mahmuti është shprehur se ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Ky mesazh afrimi, bashkimi si bashkim që është në zemrat e çdo shqiptari…, është një mesazh për gjithë ata që duan sinqerisht të bashkohen rreth platformës antidiskriminim të shqiptarëve në Maqedoni, sepse vetëm të bashkuar, ne do rrisim shansin që të dalim faqebardhë para popullit”, tha Mahmuti. Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, tha se sot u bashkua me shokun e idealit kombëtar, Bardhyl Mamutin, “me të cilin jemi dëshmuar në rrugën kombëtare dhe do bëjmë çmos nëse populli na jep mundësinë që t`i mbrojmë interesat e tyre, nuk do të lejojmë sllavo-maqedonasit të bëjnë kërdi mbi elektoratin dhe popullin e Maqedonisë”. “Ky bashkim duhet patjetër të vazhdohet edhe nga partitë tjera në Maqedoni, të cilat padyshim se ndoshta dhe duan, sepse është e nevojshme të bëhet bashkimi i forcave politike shqiptare për t`i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë. Në emër të PDK-së, ju bëj apel të gjitha subjekteve dhe simpatizantëve të partive shqiptare të Maqedonisë që t`i bashkëngjiten këtij bashkimi që është në vijën kombëtare dhe në momentin e duhur, sepse shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një unitet të këtillë”, tha Hoxha. Krerët e dy partive politike shqiptare ndajnë mendimin se Kushtetuta e Maqedonisë nuk plotëson nevojat e shprehjes dhe afirmimit të tërësishëm të diversitetit etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor dhe në këtë drejtim, kjo kushtetutë është shndërruar në një gjenerator të konflikteve të vazhdueshme. Këta dy parti, përmes marrëveshjes së nënshkruar kanë bërë të ditur se bartës liste në Njësinë zgjedhore numër 2 do të jetë përfaqësuesi i PDK-së, ndërsa në Njësinë zgjedhore numër 6 do të jetë përfaqësuesi i BDSH-së. (U.H.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *