Home / Lajme / Rajon / Emigranti tentoi dhunimin e dy italianeve në tren

Emigranti tentoi dhunimin e dy italianeve në tren

30 prill-Emigranti nga Shqipëria ishte njohur në kabinën e trenit me një italiane 19 vjeçare, të cilën më pas derisa e kishte marrë gjumi ka tentuar ta dhunojë. Por, vajza italiane është zgjuar nga gjumi dhe ka ikur në drejtim të kabinë tjetër. Vajza ka informuar personelin e trenit, dhe më pas menjëherë është lajmëruar policia.

Një shtetas shqiptar 27 vjeç ka tentuar të dhunojë dy italiane në trenin “Express 1646” të linjës Bari- Milano.

Emigranti nga Shqipëria ishte njohur në kabinën e trenit me një italiane 19 vjeçare, të cilën më pas derisa e kishte marrë gjumi ka tentuar ta dhunojë. Por, vajza italiane është zgjuar nga gjumi dhe ka ikur në drejtim të kabinë tjetër. Vajza ka informuar personelin e trenit, dhe më pas menjëherë është lajmëruar policia.

Po në të njëjtin tren, emigranti shqiptar ishte përpjekur ti afrohet një femre tjetër e cila po ashtu ishte duke fjetur në një kabinë tjetër, por që pas disa prekjeve ajo u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Pasi policia kishte arrestuar atë, edhe femra e dytë spjegoi rastin mbi këtë person.

Shtetasi nga Shqipëria ka refuzuar se është përpjekur për ti dhunuar këto dy femra, mirëpo para policisë nuk mundi të arsyetohet mbi pantollonat e xhveshura. Policia ka ftuar ekspertizën e cila ka mbledhur faktet e duhura në kabinën e trenit “Express 1646 Bari-Milano”. Ai menjëherë është dërguar në burgun e Milanos, kur pritet edhe fillimi i procesit gjyqësor.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *