Home / Lajme / Maqedoni / Filloi grumbullimi i nëshkrimeve për formimin e komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet ushtarake prej vitit 1991 deri në vitin 2001

Filloi grumbullimi i nëshkrimeve për formimin e komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet ushtarake prej vitit 1991 deri në vitin 2001

26 prill-Krahas në Shkup, pesë minuta para mesditës filloi fushata edhe në Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Lubjanë, Banja Llukë dhe në Podgoricë, ndërsa prej nesër nënshkrime do të grumbullohen edhe në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Strugë.

Me “zhbllokim rajonal” në rrugën “Maqedonia” filloi sot fushata “Një milion nënshkrime për KOMRA” me të cilën pritet të grumbullohen një milion nënshkrime për mbështetje të formimit të një komisioni ndërkombëtar për përcaktimin e fakteve për të gjitha viktimat, krime të luftës dhe shkelje të tjera të rënda të së drejtave të njeriut lidhur me luftërat prej vitit 1991 deri në vitin 2001 në ish-Jugosllavi.

Krahas në Shkup, pesë minuta para mesditës filloi fushata edhe në Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Lubjanë, Banja Llukë dhe në Podgoricë, ndërsa prej nesër nënshkrime do të grumbullohen edhe në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Strugë.

Qëllimi i aksionit, sipas Boro Kitanovski nga KOMRA është që të grumbullohen nënshkrime me të cilat do të demonstrohet mbështetja e popullit të ish-Jugosllavisë për formimin e Komisionit rajonal.Ai theksoi se detyra kryesore e KOMRA-s është që t’i vërtetojë faktet për krimet ushtarake dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e ish-Jugosllavisë nga viti 1991 deri në 2001.

Nisma për KOMRA-n, siç shtoi, ka marrë mbështetje publike nga presidentët e Kroacisë dhe të Serbisë, Ivo Josipoviq dhe Boris Tadiq, si dhe nga Parlamenti malazez.Nënshkrimet e grumbulluara, gjatë qershorit do t’u dorëzohen parlamenteve të të gjitha vendeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *