Home / Sport / Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Kinës

Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Kinës

Lewis Hamilton me McLaren është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, garës së tretë sezonale të kampionatit botëror të Formulës 1.

Fituesi i Çmimit të Madh të Kinës në garën e Formula 1 të zhvilluar mëngjesin e sotëm është Lewis Hamilton i skuadrës së McLaren. Piloti britanik ka lënë pas pilotët e Red Bull, Sebastian Vettel dhe Mark Webber. Australiani Webber ka bërë një garë të mrekullueshme duke u nisur nga vendi i 18 dhe duke përfunduar i treti. Në vend të katërt makina tjetër McLaren me Jenson Button që lë pas Nico Rosberg me Mercedes. Felipe Massa dhe Fernando Alonso në vend të gjashtë dhe të shtatë. Michael Schumacher (Mercedes), Vitaly Petrov (Renault) dhe Kamuy Kobayashi (Sauber) mbyllin renditjen e 10 të parëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *