Home / Sport / Futsall, Shkëndija takohet me SEEU

Futsall, Shkëndija takohet me SEEU

KFV Shkëndija përballet me ekipin e SEEU në duelin ku dy ekipet tetovare do të kërkojnë me lojë të mirë të arrinë fitoren, ndërsa me këtë edhe të kënaqin tifozët që do jenë të pranishëm në tribuna.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 8-të të garave të play-offit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futsall, në të cilat vëmendje të madhe tërheq derbi shqiptar që do luhet në Tetovë. KFV Shkëndija përballet me ekipin e SEEU në duelin ku dy ekipet tetovare do të kërkojnë me lojë të mirë të arrinë fitoren, ndërsa me këtë edhe të kënaqin tifozët që do jenë të pranishëm në tribuna. Takimi Shkëndija-SEEU zhvillohet të dielën në palestrën sportive te Shkolla e mesme e mjeksisë me fillim në orën 19:00. Në ndeshjet tjera Rojal Ilirët presin ekipin e Hedisit në tetnimin për të konfirmuar pozitën e dytë në renditjen tabelare, ndërsa ekipi i fundit në renditjen e play-offit Vienami do përballet me liderin Zhelezarecin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *