Home / Lajme / Maqedoni / Gazeta Zyrtare i përgjigjet me kundër-padi KRD-së

Gazeta Zyrtare i përgjigjet me kundër-padi KRD-së

28 prill-“Ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë nga ne interpretim të ligjit. Këshilli për Radidifuzin është institucion që e rregullon këtë fushë, miraton akte nën ligjore, i publikon dhe përgjigjet për atë që miraton. Kjo që po e përmendi tani padi penale kundër meje as nuk dua ta komentoj, pasi vijnë si mungesë e argumenteve. Këto janë veprime dëshpëruese të personit përgjegjës në Gazetën Zyrtare , ne anëtarët e KRD-së qëndrojnë pas vendimin që kemi marrë ”, tha Zoran Stefanovski, kryetar i KRD-së.

Gazeta Zyrtare sot iu kundërpërgjigj padisë së Këshillit për Radiodifuzion për mos publikimin e rregulloreve të tij, duke ngritur gjithashtu padi penale për kryetarin e Këshillit. Sipas drejtorit të ’Gazetës Zyrtare’, Toni Trajanov, akuzat dhe padia e kryetarit të KRD-së Zoran Stefanovski janë të pabaza, dhe me qëllim prishjen e imazhit të ndërmarrjes.
“Zoran Stefanovski pa vendim paraprak të Këshillit për Radiodifuzion ngriti padi penale kundër, ‘Gazetës Zyrtare’ dhe drejtorit të kësaj ndërmarrje dhe duke mos respektuar parimin e pafajësisë, këtë e shpalli edhe publikisht. Ndërmarrja publike, ‘Gazeta Zyrtare’, drejtori dhe redaktori përgjegjës i ndërmarrjes publike, sot ngriti padi penale kundër Zoran Stefanovskit për shkak të dyshimeve se ai ka kryer ‘vepër penale’, për denoncim të rrem të veprës penale dhe fyerjes”, deklaroi Toni Trajanov, kryetar i ‘Gazeta Zyrtare’.
Por, Kryetari i KRD-së Zoran Stefanvoski ngul këmbë se ‘Gazeta Zyrtare’ ka shkelur ligjin duke kërkuar interpretimin e ligjit nga ana e institucionit që ai udhëheq dhe duke mos publikuar rregulloret e tij.
“Ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë nga ne interpretim të ligjit. Këshilli për Radidifuzin është institucion që e rregullon këtë fushë, miraton akte nën ligjore, i publikon dhe përgjigjet për atë që miraton. Kjo që po e përmendi tani padi penale kundër meje as nuk dua ta komentoj, pasi vijnë si mungesë e argumenteve. Këto janë veprime dëshpëruese të personit përgjegjës në Gazetën Zyrtare , ne anëtarët e KRD-së qëndrojnë pas vendimin që kemi marrë ”, tha Zoran Stefanovski, kryetar i KRD-së.
Ndryshe siç njoftoi sot drejtori i ‘Gazetës Zyrtare’ dje janë publikuar dy rregulloret e KRD-së që parashikojnë sjelljen e mediave para fillimit të fushatës parazgjedhore, dhe që rregullon qasjen e barabartë të përfaqësimit të mediave në periudhën e fushatës zgjedhore. Megjithatë drejtor i Gazetës Zyrtare theksoi se këto rregullore janë në kundërshtim me nenin 75 të Kodit Zgjedhor, por nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve pse publikuan rregulloret nëse përmbajtja e tyre është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *