Home / Lajme / Maqedoni / Gjimnazistët, në vend të librave mbajnë armët

Gjimnazistët, në vend të librave mbajnë armët

10 prill-Rritja e kriminaliteti si dukuri sociopatologjike ndikohet nga shumë faktor, por më peshë më të madhe në paraqitjen e tij ka faktori ekonomik. Shifrat alarmante të papunësisë tek të rinjtë do të ndikojnë që në të ardhmen të shtohen veprat kriminale në vend”, ka theksuar sociologu Metush Sulejmani.

Nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin nuk janë aq të vendosur dhe të sigurt sa duken në pamje të parë. Madje, në momente të veçanta janë vetë ata që pohojnë se ndihen të pasigurt. Çaste dobësie, pesimizmi, ndonjëherë edhe depresioni.

Shpeshherë ato kapërcehen me ndihmën e shokëve, prindërve, të afërmve, por nuk përjashtohen dhe rastet kur këto pasiguri zgjidhen duke mbajtur dhe armë të ftohta me vete. Dhuna në mesin e të rinjve është në rritje e sipër. Fëmijët në shkolla, në çantat e tyre në vend të librave mbajnë armë dhe mjete tjera të rrezikshme.

Pre e kësaj dhune ishte 18 vjecari, Muhamedali Jashari i cili ditë më parë ndërroi jetë, pasi u godit pamëshirshëm nga dy bashkëmoshatar të tij maqedonas.

Vdekja e nxënësit shqiptar nga Kondova ndodhi në oborrin e shkollës “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, pasi që u godit me shufra hekuri në kokë nga dy persona, të cilët po tentonin të rrahnin një nxënës të komunitetit maqedonas.

Arsyeja për incidentin ka qenë një zënkë që kishte ndodhur dy javë më parë midis dy dhunuesve dhe nxënësit maqedonas Darko, i cili kishte qenë caku i rrahjes ditën e incidentit, mirëpo ndërhyrja e Muhamed Jasharit për të qetësuar situatën, ka qenë fatale për të.

Papunësia e lartë, mungesa e një perspektive për të ardhmen tek të rinjtë si dhe mungesa e strategjive qeveritare për një mirëqenie më të mirë në vend përbëjnë rrezik për të ardhmen e brezave të rinj.

Ekspertët thonë se situata e zymtë ekonomike dhe papunësia e lartë tek të rinjtë është një bombë me sahat për shoqërinë e vendit që mund të ketë pasoja për shtimin e veprave kriminale.

“Rritja e kriminaliteti si dukuri sociopatologjike ndikohet nga shumë faktor, por më peshë më të madhe në paraqitjen e tij ka faktori ekonomik. Shifrat alarmante të papunësisë tek të rinjtë do të ndikojnë që në të ardhmen të shtohen veprat kriminale në vend”, ka theksuar sociologu Metush Sulejmani.

Shqetësimi për papunësinë që ka përfshirë të rinjtë është shprehur edhe në raportet e fundit të KE-së, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, ose 54 për qind janë të moshë së re.

Rritja e papunësisë, posaçërisht tek të rinj është një nga tetë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian si kushte për fillimi e negociatave dhe integrimin e vendit në familjen evropiane. Edhe përkundër apeleve që vijnë nga Brukseli, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka qenë e pa aftë për shënuar progres në këtë drejtim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *