Home / Sport / Gjysmëfinalet Real-Barca, Schalke-Manchester

Gjysmëfinalet Real-Barca, Schalke-Manchester

Real Madrid-Barcelona dhe Schalke 04-Manchester United do të jenë çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të mërkurën mbrëma Reali dhe Schalke materializuan epërsinë e siguruar në ndeshjet e para. Pas 5:2 në Milano, Schalke edhe në duelin e dytë mundi 2:1 kampionët në fuqi Interin, derisa Totenhemi u mund përsëri nga Real Madridi, tani 0:1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 0:5 përshëndetet nga Liga e Kampionëve.

Shpresat e kota të Tottenhamit londinez dhe të Interit për rezultate befasuese shkuan huq, sikundër edhe ato të ukrainasve një natë më parë me Barcelonën. Real Madridi dhe Schalke janë ekipet që sonte siguruan kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, pasi shënuan fitore edhe në ndeshjet e kthimit.
Futbollistët e realit ishin më të mirë se ata të Tottenhamit edhe sonte në Londër, ku fituan me rezultatin 1:0, me golin e Ronaldos nëp minutën e 50-të të ndeshjes.
Në Gelsenkirchen, ndërkaq, gjermanët e Schalkes mundën edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale kampionin aktual të Italisë dhe të Evropës, Interin me rezultatin 2:1. Për Schalken shënuan spanjolli Raul Gonzalesi në minutën 45 dhe Howedes në minutën 81, derisa për ekipin nga Milano shënoi Motta në minutën 49.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të takohen Barcelona kundër Real Madridit dhe Manchester United kundër Schalkes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *