Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në rrezik nga partitë e djathta maqedonase

Gruevski në rrezik nga partitë e djathta maqedonase

29 prill-Kryeministri në detyrë dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i shqetësuar nga konkurrimi i partive të djathta maqedonase në zgjedhjet e 5 qershorit.

Janë rreth katër parti të dalura nga VMRO-DPMNE që do të konkurrojnë në zgjedhjet e parakohshme. Partia VMRO-Popullore që drejtohet në këto zgjedhje nga ish-kryeministri Lubço Georgievski, Partia të Bashkuar për Maqedoninë nga Lube Boshkovski, Partia e Djathta Demokratike nga Filip Petrovski si dhe një parti tjetër që ka dalur nga shoqata e veteranëve maqedonas të luftës së vitit 2001.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ditë më parë akuzoi këto parti se po veprojnë në favor të opozitës së majtë socialdemokrate dhe liderit të saj Branko Cërvenkovski.

Por nga ana tjetër, ka pasuar edhe reagimi i partive të djathta të opozitës.

“Gruevski është në panikë dhe i shqetësuar se më 5 qershor patjetër duhet ti marrë valixhet dhe të përshëndetet me pushtetin”, ka deklaruar Boshkovski.

“VMRO-Popullore po përgatitet për fushatë të pavarur ku pritet të ndajmë një numër të madh të votuesve që viteve të kaluara kanë votuar për VMRO-DPMNE, ndërsa natyrisht këto vota na takojnë neve. Andaj Gruevski po frikësohet”, theksojnë nga VMRO-Popullore.

Zyrtarë të partisë së kryeministrit të deritanishëm, Gruevski kanë thirrur në biseda dhe takime drejtues të VMRO-Popullore, për ti bindur për të mbështetur partinë e tyre.

Sipas llogaritjeve të partive të djathta, në këto zgjedhje ato mund të arrijnë deri në 150 mijë vota.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *