Home / Lajme / Maqedoni / Hoxha koalicion me Mahmutin

Hoxha koalicion me Mahmutin

25 prill-Shaqiri ka apeluar se së shpejti do të ketë edhe bashkëngjitje të reja dhe do të zgjerohet koalicioni, sepse partitë më të mëdha në negociatat e fundit janë bazuar në llogaritë e tyre, sesa në projektet kombëtare.

Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, i është bashkëngjitur koalicionit me BDSH-në e Bardhyl Mahmutit. Shaqiri, i cili vazhdon të ushtrojë detyrën e kreut të Partisë Demokratike Kombëtare, ka theksuar në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA se ai hyn në koalicion me BDSH-në në kuadër të Platformës Antidiskriminim të shqiptarëve në Maqedoni. “Nesër do të publikojmë koalicionin dhe se vetëm bashkimi ndal ofensivat e Nikolla Gruevskit. Duke pas parasysh situatën aktuale të shqiptarëve në Maqedoni, Gruevski me këtë gjendje të përçarjes së shqiptarëve do të vazhdojë sulmet, por bashkimi jonë ndal ato. Gruevski ato sulme deri tani nëpërmjet Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit sulmonte shqiptarët”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se me kreun e BDSH-së janë marrë vesh dhe kanë anashkaluar matematikat dhe përllogaritjet personale. Shaqiri ka apeluar se së shpejti do të ketë edhe bashkëngjitje të reja dhe do të zgjerohet koalicioni, sepse partitë më të mëdha në negociatat e fundit janë bazuar në llogaritë e tyre, sesa në projektet kombëtare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *