Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën një motoçiklist në Tetovë

Humb jetën një motoçiklist në Tetovë

8 prill-69 vjeçari Imbërja Idrizi nga fshati Leshnicë e Epërme ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafik që ka ndodhur të premten në udhëkryqin e parë në Tetovë nga hyrje-dalja për në Shkup. Pas aksidentit, ekipet e SPB-së së Tetovës, gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë hetim për rastin në fjalë.

Imbërja Idrizi, nga fshati Leshnicë e epërme, komuna e Zhelinës, ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafike që ka ndodhur të premten në udhëkryqin e parë në Tetovë nga hyrje-dalja për në Shkup.

Sipas informacioneve të policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën kryqëzimin e rrugëve Marshal Tito dhe Vidoja Smilevski Bato rreth orës 12.00.

“Aksidenti ka ndodhur kur 69 vjeçari Imbërja Idrizi me motorin e tij të tipit “Tomos” ka goditur në Kamion-Mikser i ngarkuar me beton, të cilin e ka drejtuar 23 vjeçari L.L nga fshati Trebosh poashtu nga komuna e Zhelinës.

Gjatë aksidentit, motociklisti Idrizi, ka marrë lëndime vdekjeprurëse prej të cilëve ka humbur jetën mënjëherë në vendngjarje”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Pas aksidentit, ekipet e SPB-së së Tetovës, gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë dalë mënjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë hetim për rastin në fjalë. Me vërtetim të gjykatësit hetues, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim.

Ndryshe, burime jozyrtare kanë bërë të ditur se motociklisti ka qenë pensionist ndërsa motoriçkletën kohë më parë e kishte e blerë nga Postat e Maqedonisë. Ndryshe, ditë më parë Policia ka apeluar që të kihet kujdes gjatë kësaj kohe pasi që një pjesë bukur e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion janë motoçiklistat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *