Home / Lajme / Maqedoni / I provokon flamuri

I provokon flamuri

27 prill-Flamuri shtetëror është vendosur në bulevardin kryesor të qytetit, respektivisht rrugën që lidh Kërçovën me Strugën. Projektuesi është kujdesur që flamuri të ndriçohet nga 4 reflektorë gjatë natës. Megjithatë qytetarët, veçanërisht ato shqiptarë janë befasuar me një veprim të këtillë, i cili është bërë fshehur nga opinioni

Kërçovë – Në Kërçovë, të shtunën brenda natës është ngritur një flamur shtetëror, i lartë rreth 50 metra. Flamuri është vendosur në bulevardin kryesor të qytetit, respektivisht rrugën që lidh Kërçovën me Strugën. Projektuesi është kujdesur që flamuri të ndriçohet nga 4 reflektorë gjatë natës. Megjithatë qytetarët, veçanërisht ato shqiptarë janë befasuar me një veprim të këtillë, i cili është bërë fshehur nga opinioni. “Ne në komunë nuk kemi sjellë ndonjë vendim të këtillë. Ndoshta ka ekzistuar më parë. Të paktën do ishte mirë që të ishim të informuar”, thotë Dashmir Limani, këshilltar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Kërçovës. Por ajo që shqetëson edhe më tepër shqiptarët e Kërçovës, është se flamuri vendoset para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të treguar, siç thonë ata, ndjenja nacionaliste, ndërsa valimi i tij përcakton edhe identitetin e qytetit. Për të ngritur këtë flamur ende nuk dihet se kush është kujdesur dhe nuk është organizuar asnjë ceremoni, madje nuk janë konsultuar përfaqësuesit lokal të shqiptarëve, të cilët përbëjnë 32% për qind të popullsisë. Ndërkohë, vendosja e flamurit në një vend të tillë të hapur në një kohë kur shumë familje janë buzë varfërisë së skajshme jep mesazhin se shteti do të vazhdojë që të nxisë inatet ndëretnike për të fituar vota në zgjedhje. “Është pak e pahijshme që në një qytet ku ka varfëri të bëhen këto salltanete. Në vitin 2013 do të duhet të ngrihet edhe një shtyllë kur të bashkohet Kërçova, kuptohet nëse insistojnë shqiptarët. E di që atëherë ose do hiqet ajo ose do të vendoset edhe një, se ne nuk do durojmë në këtë mënyrë”, thotë qytetari Afrim Saliu. Ndërkohë të gjithë pajtohen se vendosja e flamujve për të ngritur ndjenjat nacionaliste gjatë fushatës parazgjedhore nuk është në shërbim të një qyteti multietnik siç është Kërçova. Ndryshe, aktualisht Komuna e Kërçovës dominohet nga popullsi maqedonase, ndërsa sipas marrëveshjes për ndarje territoriale, në vitin 2013 asaj duhet ti bashkëngjiten edhe komunat e Zajazit dhe Osllomesë me çka do të bëhej me shumicë shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *