Home / Lajme / Maqedoni / Iljazi: DR kërcënon gazetën ‘KOHA’

Iljazi: DR kërcënon gazetën ‘KOHA’

28 prill- Është hera e parë që ndodhë një kërcënim i këtillë gjatë ekzistimit 5 vjeçar të gazetës KOHA dhe është një alarm shumë i keq në prag të fushatës parazgjedhore”, deklaroi Besim Iljazi, kryeredaktor i gazetës ‘KOHA’

Ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, kanë filluar edhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Nga e përditshmja ‘KOHA’ akuzojnë partinë Demokracia e Re (DR) për kërcënime me jetë, shantazhe, sharje e fyerje. Shkak për këtë siç njoftojnë nga gazeta KOHA, ka qenë shkrimi me titull “DR po shkon drejtë rrugës së PPD-së”, i cili ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e DR-së.
“Ne si gazetë KOHA nuk i kuptojmë arsyet e këtij kërcënimi për jetë ndaj dy pronarëve të gazetës Koha dhe ndaj gjithë redaksisë. Në atë shkrim janë respektuar të gjitha standardet profesionale gazetareske, madje është komunikuar edhe zëdhënësi i kësaj partie dhe për ne nuk janë të qarta motivet e këtij kërcënimi. Është hera e parë që ndodhë një kërcënim i këtillë gjatë ekzistimit 5 vjeçar të gazetës KOHA dhe është një alarm shumë i keq në prag të fushatës parazgjedhore”, deklaroi Besim Iljazi, kryeredaktor i gazetës ‘KOHA’
Iljazi njoftoi se gazeta KOHA që dje ka kontaktuar qendrat ndërkombëtare të vendosjes dhe i ka informuar për rastin, dhe se po shqyrtojnë mundësinë ligjore për të denoncuar rastin edhe në organet e drejtësisë.
Nga ana tjetër, nga Demokracia e Re deklarojnë se tanimë një kohë më të gjatë gazeta KOHA transmeton informata jo të vërteta, me qëllim të dëmtimit të partisë së tyre. Hoxha madje hedh poshtë akuzat për kërcënime dhe ofendime ndaj gazetës KOHA.
“Nuk është e vërtetë. Unë thirra për të bashkëbiseduar dhe për të marrë sqarime pse në mënyrë kaq tendencioze dëmtohet DR-ja, por ajo që mua më tha gjatë bisedës telefonike ishte Arjanit kemi edhe një dokument komprometues për ty personalisht dhe mos vazhdo me këtë temë se nëse duhet edhe atë dokument do ta publikojmë. Tash kush është i shantazhuar dhe kush është i kërcënuar pas kësaj që e tregova duhet vetë ta kuptoj opinioni më i gjerë. Unë prej këtu kisha dashur tu apeloj edhe pronarëve edhe redaksisë Koha, se atë që e kanë personale qoftë me mua apo qoftë me Demokracinë e Re të mos rezultojë në profesionalizmin e tyre etik të gazetarisë”, tha Arjanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
“SHGM ashpër reagon ndaj presioneve dhe kërcënimeve të zëdhënësit të Demokracisë së Re Arijanit Hoxha drejtuar gazetës KOHA, i cili i pakënaqur nga informacioni i publikuar në gazetë, përmes telefonit u është kërcënuar pronarëve. Shoqata kërkon nga politikanët që të ndërpresin presionin ndaj mediave në periudhën parazgjedhore”, thuhet në reagimin e SHGM.
Shoqata ka apeluar deri te ata që janë të pakënaqur me tekste të caktuara ose informata, që të shfrytëzojnë të drejtën e përgënjeshtrimit ose korrigjimit, dhe të dërgojnë parashtresë deri te Këshilli i Nderit të SHGM-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *