Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: MPB-ja e gatshme për të ndjekur procesin zgjedhor

Jankullovska: MPB-ja e gatshme për të ndjekur procesin zgjedhor

28 prill-Në këtë ditë, punonjës të MPB-së do të jenë në terren. Ministrja Jankullovska ka shtuar se dikasteri i saj është në dispozicion të të gjitha institucioneve që kanë nevojë për ndihmë dhe bashkëpunim me të, me qëllimin e përbashkët që më 5 qershor, të kemi zgjedhje të qeta.

Ministria e Brendshme ka bërë të gjitha përgatitjet për të ndjekur procesin zgjedhor. Ministrja Gordana Jankullovska tha se është formuar shtabi qendror dhe ato rajonale që do t’i kushtohet pikërisht zgjedhjeve. Në këtë ditë, punonjës të MPB-së do të jenë në terren. Ministrja Jankullovska ka shtuar se dikasteri i saj është në dispozicion të të gjitha institucioneve që kanë nevojë për ndihmë dhe bashkëpunim me të, me qëllimin e përbashkët që më 5 qershor, të kemi zgjedhje të qeta.
“Një pjesë e detyrave të njerëzve që janë vendosur atje, është që të bëjnë identifikimin e rreziqeve të mundshme, përkatësisht analizë të të gjitha incidenteve në ciklet e kaluara zgjedhore që të mund të kemi vëmendje të veçantë ndaj këtyre pikave problematik ose të kemi vëmendje të veçantë të disa individëve të cilët u paraqitën si problematikë. Disa prej tyre janë persona të dënuar, ndërsa disa të tjerë janë persona kundër të cilëve ende vazhdojnë të vlejnë procedurat kundërvajtëse”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *