Home / Lajme / Maqedoni / Koalicion me të gjithë, përveç BDI-së

Koalicion me të gjithë, përveç BDI-së

11 prill-“Ashtu siç janë duke na e mbush tokën me kryqe e kisha, nëse nuk organizohemi dhe nuk mobilizohemi, do të fillojmë të bëjmë kisha dhe drena nëpër xhami. Duhet ta kemi të qartë se ata, kur i sulmojmë të drejtat e shqiptarëve, ata i sulmojnë shqiptarët, por edhe kur i sulmojnë xhamitë dhe myslimanët ata prapë i sulmojnë shqiptarët”, ka thënë Thaçi.

ryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, është shprehur për koalicionime të mundshme të kësaj partie pas zgjedhjeve, ndërkohë që ka përjashtuar vetëm kolicionim me Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Nuk është lajmi i keq, por është lajmi i mirë që opozita shqiptare ta fitojë pushtetin. Lajm i shkëlqyeshëm është që vet PDSH-ja ta fitojë pushtetin, për shkak se askush nuk do të mund ta kushtëzojë për vende të vogla që të bëjë kompromis për platformën e partisë.

Përveç atyre që janë të implikuar në shërbimet sekrete serbe dhe jugosllave, secilit shqiptarë do t`i shkoj te dera, por me agjentët nuk kam të drejtë të bisedoj dhe të bëj koalicion për shkak tuajin”, ka thënë Thaçi gjatë një takimi me banorët e fshatit Poroj të Tetovës.

Ata që mendojnë se maqedonasit do të ndalen e kanë gabim, ka thënë ai, duke kërkuar mobilizim, për siç theksoi, parandaluar sulmet që u vijnë shqiptarëve.

“Ashtu siç janë duke na e mbush tokën me kryqe e kisha, nëse nuk organizohemi dhe nuk mobilizohemi, do të fillojmë të bëjmë kisha dhe drena nëpër xhami. Duhet ta kemi të qartë se ata, kur i sulmojmë të drejtat e shqiptarëve, ata i sulmojnë shqiptarët, por edhe kur i sulmojnë xhamitë dhe myslimanët ata prapë i sulmojnë shqiptarët”, ka thënë Thaçi.

Lideri i PDSH-së, duke iu përgjigjur akuzave të BDI-së se projektet që realizon Gruevski janë miratuar në kohën e PDSH-së, tha se në kohën e qeverisjes së kësaj partie, Greuvski asgjë nuk ka mundur të realizojë nga ajo që e kishte hartuar në letër.

“E vërteta është se krejt këto që Gruevski ia bën Ali Ahmetit, i ka pas në letër në kohën e PDSH-së, por asnjë gozhdë nuk e ka ngulur një vjet e gjysmë. Ata janë duke na e dëmtuar ekonominë në mënyrë të pandershme.

Ali Ahmeti thotë se ka marrë 300 mijë euro për sheshin e Skënderbeut, a harron se vetëm këmba e prapme e kalit të Gruevskit është 300 mijë euro”, tha Thaçi. Kreu i PDSH-së ka realizuar edhe takime tjera me banorë të Komunës së Tetovës në prag të zgjedhjeve të parakohshme. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *