Home / Lajme / Maqedoni / Komuniteti Shqiptaro-Amerikan vizitoi komunën e Tetovës

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan vizitoi komunën e Tetovës

7 prill-Kryetari i komunitetit Shqiptaro-Amerikan, Xhevat Sherifi, është shprehur se për së afërmi është njohur me punën e komunës së Tetovës. “Ishte kënaqësi dhe nder i madh që të jemi për vizitë në komunën e Tetovës. Sot për së afërmi kryetari i komunës na tregoi për punën, për shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Ne shprehëm përkrahjen tonë dhe thamë se do të jemi të hapur që të bashkëpunojmë me këtë komunë”, tha Sherifi.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan me seli në Ilionis të Chicagos, të mërkurën ka qëndruar për vizitë në komunën e Tetovës me ç`rast është pritur nga kryetari Sadi Bexheti.
Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer mendime për problematika në fusha të ndryshme, ndërsa komuniteti ka dhënë përkrahjen e plotë për komunën e Tetovës.
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se komuna është e hapur për bashkëpunim me këtë komunitet dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.
“Ju falënderoj në emër të qytetarëve, të Këshillit të komunës dhe në emrin tim si kryetar komune për këtë vizitë ku biseduam për problemet në sferën politike, ekonomike dhe të tjera në qytetin tonë”, tha Bexheti.

Kryetari i komunitetit Shqiptaro-Amerikan, Xhevat Sherifi, është shprehur se për së afërmi është njohur me punën e komunës së Tetovës. “Ishte kënaqësi dhe nder i madh që të jemi për vizitë në komunën e Tetovës. Sot për së afërmi kryetari i komunës na tregoi për punën, për shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Ne shprehëm përkrahjen tonë dhe thamë se do të jemi të hapur që të bashkëpunojmë me këtë komunë”, tha Sherifi.

Ndryshe, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti i ndau mirënjohje komunitetit Shqiptaro-Amerikan për kontributin e fisëm në afirmimin e vlerave kombëtare të demokracisë dhe të perspektivën pro-perëndimore, ndërkaq përfaqësuesit e këtij komuniteti thanë se mirënjohja do të nderojë të gjithë mërgimtarët tetovarë që jetojnë në SHBA.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *