Home / Lajme / Maqedoni / Kondarko u zgjodh kryetar i KSHZ-së

Kondarko u zgjodh kryetar i KSHZ-së

12 prill-Parlamenti i Maqedonisë, me 80 vota “për” zgjodhi sot Boris Kondarkon, kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në procesin e votimit në sallën kuvendore nga opozita të pranishëm ishin vetëm tre deputetët e Partisë Liberal-demokrate. Kondarko ulet në krye të KSH-zë pas propozimit të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë.

Me 80 vota për asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur deputetët e shumicës parlamentare kanë zgjedhur Boris Kondarkon për Kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë. Ashtu edhe siç paralajmëruar në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët as të opozitës shqiptare e as të asaj maqedonase. Në kuadër të seancës së 143 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë gjithashtu miratuan edhe amendamentin 32 të Kushtetutës së Maqedonisë.Partitë opozitare kanë kundërshtuar ashpër mënyrën se si Boris Konadrko është zgjedhur për kryetra i KSHZ-së. Sipas tyre për herë të parë në historinë njëzetvjeçare të Maqedonisë ndodh që shumica parlamentare që zgjedh kreun e KSHZ-së, dhe ndryshime kushtetuese pa pjesëmarrjen e opozitës. “Kjo që ndodhi sot në Parlamentin e Maqedonisë ishte një fotografi tragjikomike, sot ishim dëshmitarë se si shumica parlamentare vet zgjodhi kreun e KSHZ-së, të propozuar nga vet opozita. Ajo që presim nga kreu u ri i këtij institucioni është që të jep shpjegim se si është e mundur që në listën zgjedhore të kemi dyzet mijë votues më tepër dhe të jep përgjigje se si është e mundur që në listën zgjedhore edhe më tej të ketë njerëz të cilët kanë ndërruar jetë para njëzet viteve”, ka deklaruar Andrej Zhernovski. Demokracia e Re nuk është e habitur nga fakti që zgjedhja e Kondarkos u bë pa praninë e opozitës. “Zgjedhja e Kondarkos në këtë mënyrë tregon qartë se njëmendësinë e kësaj garniture qeveritare. Presim nga kreu i ri i KSHZ-së, që të jep përgjigje për numrin e votuesve fiktivë”, ka thënë deputetja Flora Kadriu. Për partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE-në dhe Bashkimin Demokratik për Integrim fajtor për këtë është opozita e cila nuk ishte e pranishme në punimet e kuvendit. “Shumica parlamentare edhe një herit tregoi se ka sens demokratik. Shpresojmë se ai do të ketë sens për zhvillimet demokratike në vend dhe do të veprojë si apartiak”ka deklaruar, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev.Partia shqiptare në pushtet BDI-ja, ka shprehur keqardhjen e saj se partia opozitare LSDM-ja, nuk erdhi që të mbështetë kandidatin të cilin vet e ka propozuar.”Na vjen keq që nuk gjetën hapësirë për të qenë të pranishëm në Parlament dhe të votojnë një vendim politik i cili duhet të ketë mbështetjen e opozitës. Kjo mund të llogaritet si tendencë për ta vënë në hije procesin zgjedhorë, por kjo do të jetë përgjegjësi e partive opozitare”, ka deklaruar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *