Home / Lajme / Maqedoni / Kosova kërkon kthimin e pronave edhe në Maqedoni

Kosova kërkon kthimin e pronave edhe në Maqedoni

25 prill-Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se për diskutimin e çështjes së pronave do të fillohet me Malin e Zi, vendin që deri tash ka manifestuar më së shumti konstruktivitet.

Shteti i Kosovës ka kërkuar kthimin e të gjitha pronave që disponon në ish-republikat jugosllave, mes tyre edhe në Maqedoni. Janë gjithsejtë 172 prona të ish-ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, të cilat akoma gjenden nëpër ish-republikat jugosllave, tanimë shtete të pavarura. Sipas të përditshmes “Koha ditore” numri më i madh i pronave rreth 104 janë në Serbi, pastaj vjen Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia ku gjenden katër prona, si dhe Sllovenia.

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se për diskutimin e çështjes së pronave do të fillohet me Malin e Zi, vendin që deri tash ka manifestuar më së shumti konstruktivitet.

Zëdhënësi i MPJ-së ka komunikuar se muajin e kaluar është bërë themelimi i Komisionit të përbashkët me AKP-në dhe ka pranuar identifikimin e pronave të ndërmarrjeve kosovare në ish-republikat e Jugosllavisë.

“Jatex” nga Peja njëzet e një prona në Serbi, pesë në Bosnjë e Hercegovinë dhe pesë në Mal të Zi; “Trepça” nga Mitrovica njëmbëdhjetë në Serbi, tri në Bosnjë e Hercegovinë, tri në Kroaci dhe pesë në Mal të Zi; Rrjeti i Tregtisë nga Peja shtatë në Serbi, gjashtë në Mal të Zi, një në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një në Maqedoni; “Emin Duraku” nga Peja një në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një në Kroaci; FAN “Zahir Pajaziti” nga Prishtina një në Bosnjë dhe Hercegovinë; Komuna e Prizrenit shtatë në Serbi dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë; IGK “Ballkan” nga Prizreni një në Bosnjë dhe Hercegovinë, një në Kroaci, një në Mal të Zi dhe një në Slloveni; INTEGJ nga Gjilani tri në Serbi dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë; KOSOVASHPED nga Prishtina pesë në Serbi dhe një në Kroaci; UNIKOSPROJECT nga Prishtina një në Maqedoni: EXIMKOS nga Prishtina një në Maqedoni, një në Mal të Zi dhe dy në Serbi; VOQAR/URATA nga Prishtina një e ka në Maqedoni; “Metohija turist” nga Peja një e ka në Mal të Zi; BANKKOS Pejë një në Mal të Zi; Pushimore e Fëmijëve të Kosovës nga Peja një në Mal të Zi; Pushimore e Punëtorëve të Kosovës nga Peja një në Mal të Zi; Fabrika e Mishit nga Prishtina nëntë në Mal të Zi; MARKETING-EXPORT nga Prishtina njëmbëdhjetë në Serbi dhe katër në Mal të Zi; “Derma Commerce” nga Mitrovica një në Mal të Zi; “Kosovasirovina” nga Mitrovica një në Mal të Zi dhe katër në Serbi; “Artizanati” nga Prizreni dy në Mal të Zi dhe dy në Serbi; Fabrika e Birrës nga Peja një në Serbi; “Modeli” nga Peja një e ka në Serbi; “NT Rugova” nga Peja një në Serbi; “Coca-cola” nga Prishtina një në Serbi; AP SHOCK ABSORBERS nga Prishtina një në Serbi; EUP INGINIERING nga Prishtina një në Serbi; BANKOSS nga Prishtina tri në Serbi; TURIST KOSOVA nga Prishtina një në Serbi; “Farmakos” nga Prizreni dy në Serbi; “Filigran” nga Prizreni një në Serbi; “IFS Progres” nga Prizreni një në Serbi; “Kosova vera” nga Prizreni një në Serbi; “IT Printeks” nga Prizreni një në Serbi; “18 Nëntori” nga Prizreni një në Serbi; “GJI Anamorava” nga Gjilani katër në Serbi; “GjI058 IBG-Gjilan” një në Serbi; Industria e Duhanit nga Gjilani një në Serbi; Kombinati i duhanit “Boris Kidriç” Gjilan dy në Serbi dhe “Jugoterm” nga Gjilani katër në Serbi.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *