Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i PDSH-së takoi përfaqësues të Lartë të OSBE

Kreu i PDSH-së takoi përfaqësues të Lartë të OSBE

2 prill-
Kthimi teknik i PDSH-së në Parlament pas bojkotit 2 vjeçar të institucioneve të sistemit është dëshmi për konstruktivitetin dhe qasjen pragmatike të kësaj partie, por mos përfillja faktorit politik shqiptar vazhdon edhe më tej” – ka vlerësuar Thaçi.

Përfaqësues të lartë të OSBE-së kanë zhvilluar një takim me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi për tu njohur me qëndrimet e kësaj partie.

Situata aktuale politike dhe e sigurisë në vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zhbllokimin e proceseve integruese në BE dhe NATO si dhe tema të tjera me interes ishin pjesë e diskutimit me përfaqësuesit e Lartë të OSBE-së.

Udhëheqësja e misionit të OSBE-së Natalya Drozd ka përshëndetur konstruktivitetin e PDSH-së dhe rikthimin e deputetëve të kësaj partie në Kuvend duke theksuar rëndësinë e veprimit institucional të subjekteve politike në vend.

“Kthimi teknik i PDSH-së në Parlament pas bojkotit 2 vjeçar të institucioneve të sistemit është dëshmi për konstruktivitetin dhe qasjen pragmatike të kësaj partie, por mos përfillja faktorit politik shqiptar vazhdon edhe më tej” – ka vlerësuar Thaçi.

Takimet e Kryetarit të PDSH-së me diplomatë të akredituar në vend do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *