Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i RDK-së priti ambasadorin polak Bachura

Kreu i RDK-së priti ambasadorin polak Bachura

7 prill-
“Polonia është interesuar që në Maqedoni të mbahen zgjedhje fer dhe demokratike dhe nuk dëshiron që të përsëriten incidentet e zgjedhjeve paraprake”, theksoi ambasadori polak Bachura. Duke uruar Osmanin për themelimin e partisë dhe duke i dëshiruar sukses në arritjen e synimeve të këtij subjekti politik, ai përmendi edhe faktin se Polonia do të jetë vendi i cili në gjysmën e dytë të viti 2011 do të kryesojë me Bashkimin Evropian.

Kryetari i RDK-së, prof.dr Rufi Osmani sot në selinë e partisë në Shkup realizoi një takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Karol Bachura.

Në fokus të këtij takimi ishte programi i partisë, procesi zgjedhor dhe çështje tjera me interes për Republikën e Maqedonisë, theksohet nga takimi. Kryetari i RDK-së e informoi ambasadorin polak me qëllimin e themelimit dhe parimet bazë të partisë.

“Marrëveshja re Ohrit i la të pazgjidhura shumë çështje me interes të shqiptarëve dhe popujve tjerë që jetojnë në Maqedoni. Korrupsioni i skajshëm në spektrin politik ku marrja e pushtetit deri më tani ka nënkuptuar vetëm privilegj e jo edhe përgjegjësi, na

detyroi mua dhe bashkëmendimtarët e mi që duke themeluar subjekt të ri dhe duke marrë pjesë në garën për pushtet, ta ndryshojmë gjendjen aktuale në skenën politike”, theksoi kryetari Osmani.

Ai kërkoi nga ambasadori Bachura që në bashkëveprim me përfaqësuesit tjerë, Bashkimi Evropian të jep një mesazh të qartë që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike, konform standardeve dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Polonia është interesuar që në Maqedoni të mbahen zgjedhje fer dhe demokratike dhe nuk dëshiron që të përsëriten incidentet e zgjedhjeve paraprake”, theksoi ambasadori polak Bachura. Duke uruar Osmanin për themelimin e partisë dhe duke i dëshiruar sukses në arritjen e synimeve të këtij subjekti politik, ai përmendi edhe faktin se Polonia do të jetë vendi i cili në gjysmën e dytë të viti 2011 do të kryesojë me Bashkimin Evropian.

Në fund të këtij takimi, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare prof.dr. Rufi Osmani, përmendi idenë që, ashtu siç ndodh në vendet me demokraci të avancuar, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të radhës, të organizohet një debat me të gjitha partitë politike në Maqedoni, ku para elektoratit do të shpaloseshin programet partiake.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *