Home / Lajme / Maqedoni / ‘Kundër anëtarësimit në NATO nëse duhet të ndryshojë emri’

‘Kundër anëtarësimit në NATO nëse duhet të ndryshojë emri’

3 prill-

Ndërsa në pyetjen nëse “Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e plotfuqishme e NATO-së, shumica e të anketuarve, gjegjësisht 65,9% kanë vlerësuar se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, 24,7 për qind mendojnë se nuk janë përmbushur kushtet dhe 9,4% nuk i janë përgjigjur pyetjes”.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër anëtarësimit në NATO, në qoftë se parakusht për këtë është ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup.

Në pyetjen se “A do të kishit pranuar ndryshimin e emrit kushtetues me qëllim anëtarësimin e vendit në NATO, 62.2 për qind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se nuk do të kishin pranuar një gjë të tillë, 30.3 për qind janë përgjigjur pozitivisht dhe 7.6 për qind e qytetarëve të anketuar nuk kanë dhënë përgjigje”.

Sipas përkatësisë etnike, 78.7% e të anketuarve që janë përgjigjur negativisht sa i përket ndërrimit të emrit kushtetues të Maqedonisë si parakusht për aderim në NATO-s, janë maqedonas kurse 14.5 për qind shqiptarë.

Ndërsa në pyetjen nëse “Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e plotfuqishme e NATO-së, shumica e të anketuarve, gjegjësisht 65,9% kanë vlerësuar se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, 24,7 për qind mendojnë se nuk janë përmbushur kushtet dhe 9,4% nuk i janë përgjigjur pyetjes”.

Ndërkohë pjesa më e madhe e të anketuarve konsiderojnë se pjesëtarët e ARM-së duhet të mbeten në misionet paqeruajtëse të NATO-së. Anketa e realizuar nga Instituti për hulumtime politike është porositur nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *