Home / Sport / Kupa e Maqedonisë sjell gjysëmfinalet

Kupa e Maqedonisë sjell gjysëmfinalet

Teteksi, Metalurgu, Napredoku dhe Tikveshi janë katër skuadrat, katër dëshira, por vetëm dy prejt tyre do të munden të hyjnë në finalen e madhe.Takimet Tikveshi-Teteksi dhe Metalurgu-Napredoku zhvillohen sot me fillim në orën 16:00.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll në të cilat katër skuadrat do të kërkojnë rezultat sa më të mirë para ndeshjeve të kthimit, kur do të vendosen emrat e dy finalistëve. Teteksi, Metalurgu, Napredoku dhe Tikveshi janë katër skuadrat, katër dëshira, por vetëm dy prejt tyre do të munden të hyjnë në finalen e madhe. Fituesit aktual të kësaj gare Teteksi duket se kanë detyrë më të lehtë, pasi në gjysmëfinale luajnë kundër skuadrës së vetme nga kategoria e dytë, Tikveshit. Ndeshja e parë luhet në Kavadarci dhe nga tabori i Teteksit paralajmërojnë angazhim maksimal për të nxjerë rezultat aktiv i cili do tu mundësonte që në ndeshjen e kthimit të kërkojnë kualifikimin në finale, për të provuar të mrbojnë titullin e fituar vitin e kalaur. ‘Ne jemi të përgatitur, atmosfera në ekip është e mirë, posaçërisht pas fitores së fundit në fushë të Horizontit. Do provojmë të marrim fitore që në ndeshjen e parë, mirëpo për ne është e rëndësishme që të nxjerim rrezultat të favorshëm që do na mundësonte në takimin e kthimit të kualifikohemi në finale. Jemi optimist për një rezultat pozitiv’, deklaroi mesfushori kumanovar i Teteksit, Burhan Aliu. Ndërkohë skuadra e Metalurgut pos që është ekipi i vetëm që ndjek Shkëndijën në kampionat, ata kërkojnë që të fitojnë edhe Kupën dhe pengesa e parafundit në këtë drejtim është Napredoku i Kërçovës. Nga tabori i Metalurgut kërkojnë nga futbollistët që të provojnë që në takimin e parë të marrin fitore bindëse, për të bërë ndeshjen e kthimit vetëm formalitet. ‘Sigurisht që duam të kualifikohemi në finale dhe të fitojmë këtë garë. Ne respektojmë maksimalisht Napredokun dhe jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë. Bëhet fjalë për skuadër të papërshtatshme dhe disfata e fundit 5:0 nga Rabotniçki nuk na gënjen se do ta kemi të lehtë. Mirëpo pa marrë parasysh të gjitha, ne do kërkojmë rrezultat i cili do të na mundësonte që në ndeshjen e kthimit të shkojmë më të qetë’, deklaroi mbrojtësi i majtë i Matelurgut, Agron Memedi.
Takimet Tikveshi-Teteksi dhe Metalurgu-Napredoku zhvillohen sot me fillim në orën 16:00.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *