Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi shpërbëhet më 14 prill

Kuvendi shpërbëhet më 14 prill

11 prill-“Vlerësoj se duhet të jemi korrektë. Të themi se nuk dëshirojmë bojkot, ndërsa të bojkotojmë është jo korrekte. Dëshiroj të gjithë deputetët të cilët janë zgjedhur nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i përfaqësojnë interesta e tyre në Kuvend dhe të mbledhin forca bile në fund ta votojmë vendimin e Kuvendit. T’ua kthejmë mandatin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarët të vendosin kujt duhet t’ia japin të drejtën të udhëheq me shtetin”, tha Veljanoski.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të shpërbëhet me 14 prill, ndërsa një ditë pas do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, sot ua ka dorëzuar vendimin për shpërbërjen e Kuvendit koordinatorëve dhe nënkryetarëve të Parlamentit. “Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të grumbullohen nënshkrime nga të gjithë deputetët për shpërbërjen e Kuvendit. Nesër duhet të dorëzohen deri te unë si kryetar dhe të caktoj seancë për shpërbërje. Pas marrjes së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, i cili pres të nënshkruhet nga pozita dhe opozita, do të caktoj seancë të enjten më 14 prill dhe besoj se do të votohet, ndërsa më 15 prill do ta firmos vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, në pajtim me datën për të cilën u dakorduan liderët”, deklaroi Veljanoski.

Në takimin koordinues është dakorduar sot të përfundojnë pikat e rendit të ditës në seancën e 148-të, në mesin e të cilave të votohen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe plotësimet e Ligjit për deputetë, ndërsa nesër të votohen ligjet për të cilat është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, duke e përfshirë amendamentin e Kushtetutës dhe pikën për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor. Si kryetar të KSHZ-së, LSDM-ja e propozoi Boris Kondarkon.

Krryetari i Kuvendit u apeloi të gjithë deputetët të vijnë në votim për kryetarin e KSHZ-së ose në rast të fundit në senacën e së enjtes kur do të diskutohet për shpërbërjen e Kuvendit, t’i tregojnë qëndrimet e tyre që të munden qytetarët e Republikës së Maqedonisë ta zgjedhin opsionin e tyre.

“Vlerësoj se duhet të jemi korrektë. Të themi se nuk dëshirojmë bojkot, ndërsa të bojkotojmë është jo korrekte. Dëshiroj të gjithë deputetët të cilët janë zgjedhur nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i përfaqësojnë interesta e tyre në Kuvend dhe të mbledhin forca bile në fund ta votojmë vendimin e Kuvendit. T’ua kthejmë mandatin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarët të vendosin kujt duhet t’ia japin të drejtën të udhëheq me shtetin”, tha Veljanoski.

Praninë në seancën Plenare të Parlamentit kur parashihet shpërbërja e ligjvënësit, e kanë konfirmuar të gjitha partitë opozitare, përveç LSDM-së së Branko Cërvenkovskit dhe PRSD-së së Tito Petkovskit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen më 5 qershor. (

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *