Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen 5 persona në afërsi të fshatit Sllatinë

Lëndohen 5 persona në afërsi të fshatit Sllatinë

10 prill-Edhe pse nuk ka informacione zyrtare megjithatë burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe ndërsa mësohet se personat në veturë kanë duke u kthyer nga një aheng familjar dhe kanë qenë në gjendje të alkoolizuar.
Burime zyrtare të policisë së Tetovës, për televizionin Koha thanë se vetura ka qenë e drejtuar nga 24 vjeçari Daniel Tomiç, I cili është lënduar më shumë dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, është dërguar në klinikat e Shkupit.

Urim Hasipi
Sipas informacioneve të Televizionit Koha, aksidenti ka ndodhur pasditën e së dielës, (17.59) në rrugën Tetovë-Jazhnicë, në afërsi të hyrjes për në fshatin Sllatinë, ndërsa pesë persona janë lënduar rëndë. Policia njoftoi se në këtë aksident trafiku në veturën Opel Vectra, me targa të Kosovës, kanë qenë 5 persona.

Edhe pse nuk ka informacione zyrtare megjithatë burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe ndërsa mësohet se personat në veturë kanë duke u kthyer nga një aheng familjar dhe kanë qenë në gjendje të alkoolizuar.
Burime zyrtare të policisë së Tetovës, për televizionin Koha thanë se vetura ka qenë e drejtuar nga 24 vjeçari Daniel Tomiç, I cili është lënduar më shumë dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, është dërguar në klinikat e Shkupit.

Poashtu për në klinikat e Shkupit është dërguar edhe 17 vjeçari Darko .T, që të dy nga rrthi I Vitisë, republika e Kosovës.
Ndërkaq, 19 vjeçarja K.K nga fshati Stara Sellë, dhe V.S 22 vjeçar nga Vitia e Kosovës, janë mbajtur për shërim në Spitalin Klinik të Tetovës.
Poashtu në këtë aksident është lënduar edh K.K nga Vitia ndërsa është mbajtur për kurim në Spitalin e Tetovës, njofton policia e Tetovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Tetovës Marjan Josifovski, në vendngjarje kanë dalur ekipet policore, gjykatësi hetues të cilët kanë bërë hetime ndërsa hollësitë këtij aksidenti do të jepen gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, ky vend është bërë arenë e aksidenteve të trafikut, të cilët shpesh herë kanë përfunduar edhe viktima.

Banorët e fshatit Sllatinë të cilët ndihmuan në këtë aksident gjatë nxjerrjes së personave nga vetura, dhe nxjerrjen e veturës nga Lumi I fshatit, theksuan se është koha e fundit që kompetentët të ndërmarrin masa me qëllim të parandalimit të aksidenteve në këtë pjesë të segmentit rrugor Tetovë-Jazhincë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *