Home / Sport / LËNDOHET MUSTAFI, NË PIKËPYTJE ME SKOPJEN?!

LËNDOHET MUSTAFI, NË PIKËPYTJE ME SKOPJEN?!

Në një duel me futbollistin kundërshtar, Mustafi mori goditje të fortë në fytyrë duke mbetur i shtrirë në teren. Që në moment të parë ishte e qartë se lëndimi është serioz, pasi nuk ndalej gjaku nga hunda e Mustafit, mirëpo kapiteni vendosi të vazhdojë, madje më vonë duke shënuar golin e fitores.

Në periudhën vendimtare të kampionatit, kur zgjidhen shumë gjëra rreth titullit të kampionit, skuadra e Shkëndijës është përfshirë nga një sërë dëmtimesh dhe mungesash. Pas Hasanit, Cuculit dhe Berishës, në takimin me Sileksin është dëmtuar kapiteni Nebi Mustafi. Në një duel me futbollistin kundërshtar, Mustafi mori goditje të fortë në fytyrë duke mbetur i shtrirë në teren. Që në moment të parë ishte e qartë se lëndimi është serioz, pasi nuk ndalej gjaku nga hunda e Mustafit, mirëpo kapiteni vendosi të vazhdojë, madje më vonë duke shënuar golin e fitores. Pas ndeshjes ai ka përfunduar në spital ku kanë konstatuar se ka të thyer hundën dhe menjëherë i është bërë një interevnim i vogël kirurgjik. Mustafi tani ndjehet më mirë, mirëpo i është rekomanduar pushim i rreptë 3-4 ditor, për të vendosur më pas nëse do të mund t’i ndihmojë ekipit në sfidën me Skopjen. Te Shkëndija ky është dëmtimi i dytë i kësaj natyre në afat kohor prej një jave, pasi të mërkurën e kaluar Berisha përjetoi të njëjtin fat në sfidën me Bregallnicën, mirëpo ai shtërngoi dhëmbët dhe luajti kundër Sileksit. Ndërkohë mësojmë se gjendja e Hasanit dhe Cuculit përmirësohet dhe ata janë shumë pranë rrikthimit në ekip.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *