Home / Sport / Liga e Europës, Porto shkatërron Vilarealin

Liga e Europës, Porto shkatërron Vilarealin

Benfika mundi Bragën me rezultatin 2-1, ndërsa Porto mund të thuhet se ka siguruar finalen e Ligës së Europës pas fitores së thellë 5-1 me Vilarealin.

Edhe pse kaluan të parët në avntazh, spanjollët nuk mundën ta ruanin këtë rezultat duke u shpërfytyruar në pjesën e dytë.

Falkao barazoi në fillimin e 45 minutave të dyta me 11 metërsh, ndërsa Guarìn kaloi Porton në avantazh.

Protagonisti i ndeshjes u bë kolumbiani Falkao i cili shënoi edhe 3 herë të tjera në portën e Vilarealit. Ky rezultat vështirë se mund të përmbyset nga skuadra spanjolle një javë më pas.

Në ndeshjen tjetër, e gjitha portugeze, Benfika mundi Bragën me rezultatin 2-1. Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesë ne dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *