Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet Shkodran Idrizi

Lirohet Shkodran Idrizi

21 prill-Tanimë Shkodrani është pranë gjirit të tij familjar. Këtë e konfirmoi për KOHA vëllai i tij, Vllaznim Idrizi. “Tre ditë më parë kemi bërë kërkesë për lirimin e Shkodranit me kaucion por, Shkodrani nuk u lirua në bazë të kësaj kërkese, lirimi i tij erdhi pasi ai po mbahej në arrest mbi dy vite që është më shumë se sa parashikon ligji. Ai është tanimë me ne dhe jemi me emocione. Falënderoj mediumin tuaj për interesimin që keni shprehur”, tha për TV KOHA, Vllaznim Idrizi

Shkodran Idrizi, i akuzuari i parë për rastin “Punëtorët e Mavrovës”, i cili ishte ekstraduar nga Gjermania, sot pasdite është lëshuar në liri. Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 ka vendosur që Idrizi të dalë nga burgu i Shutkës. Tanimë Shkodrani është pranë gjirit të tij familjar. Këtë e konfirmoi për TV KOHA vëllai i tij, Vllaznim Idrizi. “Tre ditë më parë kemi bërë kërkesë për lirimin e Shkodranit me kaucion por, Shkodrani nuk u lirua në bazë të kësaj kërkese lirimi i tij erdhi pasi ai po mbahej në arrest mbi dy vite që është më shumë se sa parashikon ligji. Ai është tanimë me ne dhe jemi me emocione. Falënderoj mediumin tuaj për interesimin që keni shprehur”, tha për TV KOHA, Vllaznim Idrizi. Edhe nga Gjykata kanë konfirmuar se Shkodran Idrizin është dashur ta lirojnë sepse kishte kaluar afati ligjor prej dy viteve në arrest që nga ngritja e akuzës. Idrizi kishte qëndruar në burg rreth 8 muaj në vitin 2002. Pastaj deri në janar të vitit të kaluar ka qenë i pakapshëm kur edhe u ekstradua nga Dyseldorfi.

Ndërkohë, avokatët e tij më shumë herë kanë kërkuar që ai të mbrohej në liri sikurse të akuzuarit e tjerë në këtë rast të Hagës. Ofruan edhe kaucione me qindra mijëra euro, por gjykata e refuzonte një gjë të tillë, për ta liruar sot në mungesë të bazës ligjore për ta mbajtur prapa grilave. Shkodran Idrizit i është marrë pasaporta dhe çdo të hënë duhet të paraqitet në Gjykatën e Tetovës, që është më së afërmi nga shtëpia e tij. Edhe pse të akuzuarit ngarkohen për veprat më të rënda penale, ky rast i Hagës me muaj të tërë është në ngecje dhe anulohet vazhdimisht. Gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatë, Shkodran Idrizi kishte hedhur poshtë fajin për të cilin ngarkohej, sikurse edhe të gjitha akuzat që ai të kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar tre punëtorë të ndërtimit. Sipas Idrizit padia ndaj tij ishte e rreme, sepse ai nuk ishte në fshat, kur ndodhi incidenti. Shkodrani, gjatë mbrojtjes në sallën e Gjykatës i kishte kërkuar që të vinin Ali Ahmetin, zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademin dhe ish-kryetarin e Komunës së Tetovës, Hazbi Lika, për të dëshmuar se ishte i pafajshëm. Lideri i BDI-së, Ahmeti, disa herë edhe publikisht kërkoi që për rastet e Hagës dhe Sopotit të gjendet zgjidhje politike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *