Home / Lajme / Maqedoni / Lojal ndaj partisë

Lojal ndaj partisë

6 prill-
Emra të rinj e personazhe të pakonsumuara, seleksionim duke përzgjedhur më të suksesshmit, ata që kanë arritur të gëzojnë simpatinë e votuesit. Por, edhe lojal ndaj partisë dhe të respektuar nga masa

Kritere të reja dhe më rigoroze se në zgjedhjet e kaluara. Rivaliteti i ka detyruar partitë shqiptare të bëjnë zgjidhje të zgjuara sa i takon kandidaturave për deputet që do t’ia prezantojë elektoratit. Emra të rinj e personazhe të pakonsumuara, seleksionim duke përzgjedhur më të suksesshmit, ata që kanë arritur të gëzojnë simpatinë e votuesit, por edhe lojal ndaj partisë dhe të respektuar nga masa.

Gara për vota që merr spunto edhe nga dalja në skenë e më shumë forcave të reja politike, ka ndryshuar kalkulimet, sidomos të partive më të mëdha. Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë zhvendosje të figurave të saj dhe priten të shfaqen emra të rinj, të cilët do t’i prezantohen elektoratit. Kjo parti e krijoi edhe Shtabin Zgjedhor, të cilin ia ka besuar sekretarit të përgjithshëm të saj, Abdilaqim Ademi, i zgjedhur në mbledhjen e të dielës së Kryesisë Qendrore. Sipas Ademit, përpilimi i listave do të bazohet në kriteret e tilla, si lojaliteti në periudhën e kaluar, të jenë persona me autoritet dhe të respektuar në mjedisin nga vijnë, por edhe nga informatat që do të vijnë nga terreni, me çka nënkuptohet vlerësimi i elektoratit për punën e deputetit të zonës. Programi i BDI-së, do të bazohet në shtyllat kryesore, si implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimi ekonomik i vendit, vazhdimi i reformave në shëndetësi, arsimi në të gjitha nivelet, ulja e varfërisë dhe ulja e papunësisë, proceset integruese duke inkuadruar këtu edhe zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit.

“Fushata do jete afirmative. Si gjithmonë, do të ofrojmë programin tonë zgjedhor dhe nuk do të bëjmë atë që zakonisht e bëjnë të tjerët, të merremi me të tjerët. Fokusi do të jetë në takimet me qytetarët. Do të bëjmë një fushate moderne duke përdorur të gjitha mënyrat e komunikimit me qytetarët. BDI vlerëson se rregullshmëria dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është obligim i shtetit, prandaj ne si parti në pushtet, do të angazhohemi që ky obligim edhe të plotësohet”, ka bërë të ditur Ademi.

Ndërsa në Partinë Demokratike Shqiptare, përgatitjet ende nuk janë në fazën finale. Edhe pse nga PDSH pohojnë se çështja e zgjedhjeve është çështje serioze, për ta është e palogjikshme formimi i shtabeve zgjedhore, ende pa u shpallur zyrtarisht zgjedhjet. Pasi në këto momente, më me rëndësi është përmbajtja sesa forma, madje veprimet e partive të tjera konsiderohen si hapa të palogjikshëm. Shefi i kabinetit të kreut të PDSH-së, Agon Ferati thotë ndër të tjera se PDSH është e fokusuar në elaborimin e përmbajtjes së ofertës politike, të cilën do t’ia drejtojë elektoratit. Ndërkohë që ndryshimet e fundit në strukturat e degëve dhe nëndegëve të saj, ashtu si edhe rezultatet e Kongresit të kësaj partie, reflektojnë frymën e ndryshimeve dhe koncentrimin në zhvillimin e një kampanje sa më pozitive. “PDSH është aty ku të tjerët nuk kanë guxim të shkojnë, ne jemi në terren. Konsiderojmë se formimi i Shtabit zgjedhor është çështje teknike, ajo do të bëhet shumë shpejt, por për momentin, është diçka e palogjikshme. Është më e rëndësishme pranimi i kërkesës së PDSH-së në lidhje me ridefinimin e kufijve me të cilin shqiptarët do të fitojnë deputetë shtesë. Me sa duket, BDI ka hequr dorë nga rritja e numrit të deputetëve shqiptar në njësinë 5. Ndryshimet brenda partisë pas Kongresit vetëm se konsoliduan si forcë politike dhe nuk ndodhi ashtu si te partitë e tjera. PDSH tash është më e konsoliduar dhe më e bashkuar se asnjëherë më parë”, thotë Ferati.

Demokracia e Re e ka zgjedhur Shtabin zgjedhor, por edhe për ta ende është herët që të flitet për lista kandidatësh. Shefi i Shtabit zgjedhor, Arianit Hoxha sqaron se janë të përqendruar në programin dhe ofertën politike, e tillë që të jetë jo vetëm sa më transparente, por edhe konkrete, e realizueshme brenda afateve të premtuara.

“Ne as që kemi filluar të merremi me listat, më e rëndësishme është platforma, programi që do t’ia prezantojmë elektoratit, të cilit ne do t’i qëndrojmë besnik”, thotë Hoxha.

Në Rilindjen Demokratike Kombëtare janë duke u strukturuar degët e partisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *