Home / Lajme / Maqedoni / Manastir: S`përfillet kuadri shqiptar për zv.kryeshef policie

Manastir: S`përfillet kuadri shqiptar për zv.kryeshef policie

22 prill-Para disa javësh ishte shpallur konkursi dhe se në mesin e kandidatëve ishte paraqitur edhe Zekir Rakipi – fakultet teknik- drejtimi i komunikacionit nga Manastiri, Avni Izeri – inspektor i lartë në Krushevë, Eroll Mahmut si dhe Xhelal Topallski nga rajoni i Dollnenit, i cili është rizgjedhur në detyrën e zv.kryeshefit.

Në konkursin e MPB për zëvendës-kryeshef të policisë në Manastir është anashkaluar kandidatura e Zekir Rakipit, i cili ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Para disa javësh ishte shpallur konkursi dhe se në mesin e kandidatëve ishte paraqitur edhe Zekir Rakipi – fakultet teknik- drejtimi i komunikacionit nga Manastiri, Avni Izeri – inspektor i lartë në Krushevë, Eroll Mahmut si dhe Xhelal Topallski nga rajoni i Dollnenit, i cili është rizgjedhur në detyrën e zv.kryeshefit.

Rizgjedhja e tij u komunikua edhe nga zëdhënësi i SPB-së në Manastir, Gjoko Strejovski. Siç bëhet e ditur, edhe pse kjo detyrë i ka takuar profesionalisht Zekir Rakipit, si një nga kuadrot shqiptare, prap se prap ky post i është besuar Topallskit, i cili vjen nga komuniteti mysliman.

Në radhët e policisë së Manastirit vazhdojnë të mos jenë të kyçur edhe kuadro të reja që janë përfunduar akademinë policore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *