Home / Sport / Manchester-Chelsea vendoset gjysmëfinalisti, Barcelona duket e kualifikuar

Manchester-Chelsea vendoset gjysmëfinalisti, Barcelona duket e kualifikuar

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në të cilat duket se vetëm dueli Manchester-Chelsea do të sjellë paqartësi. Ndeshjen e parë ‘djajtë e kuq’ e fituan 1:0 si mysafirë, ndërsa tani ‘blutë’ paralajmërojnë hakmarje. Në ndeshjen tjetër Barcelona veç më duket e kualifikuar, pas fitores 5:1 në ndeshjen e parë me Shakhtarin.

“Cili është qëllimi i lojës tonë nëse ne tashmë heqim dorë nga gjysmëfinalet. Barcelona na mposhti me rezultat 5:1 në shtëpi, andaj pse ne nuk jemi në gjendje t’i mposhtim ata me rezultat 4:0? Ne fituam 3:0 ndaj Romës dhe kemi nevojë vetëm për një gol më shumë. Ka ende 90 minuta për t’u luajtur dhe ekipi ende është i bindur se ne mund të vazhdojmë më tej”, ka thënë futbollisti i Shakhtarit, Adriano.

Futbollistët e Chelseat të mobilizuar si asnjëherë më parë udhëtojnë për në Old Traford që të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë me rezultat 1:0 nga Manchester United-it, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Champions League. Manchester United-i ka epërsinë dhe përparësinë e fushës dhe është më komod në një farë mënyrë, por jo gjithaq i qetë, pasi blutë janë rival i papërshtatshëm. Manchester United-it edhe rezultati baras i konvenon 0:0, kurse Chelsea gjithsesi duhet të shënojë nëse do t’i shtojë gjasat për kualifikim të mundshëm. Mesfushori i Chelseat, Yossi Benayoun, beson se fitorja ndaj Manchester United-it do të ishte një hap i madh në synimin për të sjellë trofeun Evropian në Stamford Bridge. “Çdokush e di – menaxheri, lojtarët – se ne luajmë për të shpëtuar sezonin. Është e qartë se do të përfundojmë në top katërsh dhe sezonin e ardhshëm të luajmë në Champions League. Kjo po thuajse është e realizuar. Gjëja e mbetur është të fitojmë një trofe dhe i vetmi të cilin mund ta fitojmë është Liga e Kampionëve. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, kjo do të ndryshojë gjithçka. Jam i sigurt se nëse mposhtim United do të shkojmë deri në fund dhe do ta fitojmë trofeun”, ka thënë Benayoun. Ballafaqimi tjetër, Shakhtar – Barcelona, pritet të jetë më rivalitet të madh, ani se katalunasit ndeshjen e parë e fituan me 5:1. Trajneri Pep Guardiola me Barcelonën udhëton drejt Ukrainës me këmbë në tokë, sepse epërsia prej katër golave nuk e merr fare parasysh, por dëshiron të tregojnë lojë edhe më të mirë dhe të shënojnë fitore.

Sulmuesi i Shakhtar Donetsk-it, Luiz Adriano, synon të shënojë një fitore bindëse ndaj Barcelonës dhe ende shpreson të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League. “Ne nuk duam vetëm të mposhtim Barcelonën në ndeshjen e dytë, por ne duam të arrijmë në rundin e ardhshëm. Kjo është e gjitha që duam. Cili është qëllimi i lojës tonë nëse ne tashmë heqim dorë nga gjysmëfinalet. Barcelona na mposhti me rezultat 5:1 në shtëpi, andaj pse ne nuk jemi në gjendje t’i mposhtim ata me rezultat 4:0? Ne fituam 3:0 ndaj Romës dhe kemi nevojë vetëm për një gol më shumë. Ka ende 90 minuta për t’u luajtur dhe ekipi ende është i bindur se ne mund të vazhdojmë më tej”, ka thënë Adriano.

Sot
Manchester Utd – Chelsea 20:45 (1:0)
Shakhtar – Barcelona 20:45 (1:5)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *