Home / Sport / Manchesteri dhe Barca gjysmëfinale

Manchesteri dhe Barca gjysmëfinale

Manchester Unitedi në gjysmëfinale pritet të takohet me Schalken 04 ose Interin, kurse Barcelona me Realin ose Tottenham-in.

Manchester United-i dhe Barcelona janë gjysmëfinalistët e parë të Champions League në futboll. Manchester United-i ka eliminuar Chelseat, kurse Barcelona skuadrën ukrainase, Shakhtarin. “Djajtë e Kuq” edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Old Trafford ishin më të mirë duke e fituar përballjen me shifra 2:1, ndërsa ballafaqimin e parë e patën fituar me 1:0 dhe kësisoj me shifra të përgjithshme 3:1 kanë eliminuar blutë. Barcelona edhe në Ukrainë shënoi fitore me rezultat 1:0, ndërsa në Camp Nou kishte fituar 5:1 dhe me shifrat të përgjithshme 6:1 eliminuan ukrainasit. Ballafaqimi i skuadrave angleze fillim e mbarim është përshkruar me rivalitet të theksuar dhe me disa raste të mira shënimi si të njërës palë po ashtu edhe skuadrës tjetër. Në fakt, Chelsea plotë 20 minutat e fundit (nga minuta e 70-të) luajti pa futbollistin Ramirez, pasi është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Manchester United-i kaloi në epërsi me golin e Hernandez të shënuar në minutën e 43-të pas asistimit fenomenal të veteranit Giggs.

Në minutën e 50-të, Lampard u mundua nga rreth 20 metra të rrezikoi portën e vendasve, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Drogba është liruar për mrekulli nga mbrojtja e Manchester United-it, por gjuajtja e tij nga rreth 25 metra shkoi për disa centimetra larg portës së portierit Van Der Sar. Në minutën e 60-të, Drogba në pozitë paksa anash nga gjuajtja e lirë rreth 24-25 metra ka dërguar gjuajtje mjaft të fortë, por Van der Sar ka mbrojtur me mund të madh.

Në pjesën e dytë, Manchester United-i rastin e parë serioz e ka pasur në minutën e 68-të nëpërmjet Nanit, por gjuajtja e tij nga 20 metra është ndalur nga portieri Cech. Chelsea nga minuta e 70-të mbeti pa një futbollist, pasi Ramires është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve për shkak të një ndërhyrjes nga pas ndaj Nanit. Në minutën e 77-të, Drogba i vetmuar brenda 16-shit vendas dhe për bukuri ka gjuajtur për toke dhe topi fërfëllohet në mes të këmbëve të portierit Van Der sar, 1:1. Nuk kaloi asnjë minutë lojë, Manchester United—i ka ndëshkuar blutë. J. Park për mrekulli është gjendur në zonën e rreptësisë së skuadrës mysafire dhe ka ndëshkuar me gol, 2:1.

Barcelona si udhëtues i Shakhtarit ka dëshmuar lojë shumë më të mirë. Në minutën e 43-të, Lionel Messi mjeshtër i lojës, për mrekulli ka gjetur hapësirë në mbrojtjen e vendasve dhe me gjuajtje të fortë e të saktë solli fitoren e Barcelonës, 0:1. Manchester Unitedi në gjysmëfinale pritet të takohet me Schalken 04 ose Interin, kurse Barcelona me Realin ose Tottenham-in.

Ndeshjet
Manchester United – Chelsea 2:1 (1:0)
Shakhtari-Barcelona 0:1 (1:5)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *