Home / Sport / Manchesteri i fortë për Schalken

Manchesteri i fortë për Schalken

Futbollistët e Manchester Unitedit shumë më lehtë se sa pritej e mposhten ekipin gjerman në shtëpinë e tyre.

Rezultati 2:0 nuk është pasqyrë reale e zhvillimeve në fushën e Schalkes. Nëse do të merreshin parasysh shanset e shumta që i pat United në dy pjesët e lojës, mund të vlerësohet se ekipi gjerman ka shpëtuar leht.

Mbizotërimin në fushë lojtarët e Manchesterit e kurorëzuan në gjysmë lojën e dytë me finalizimin e mrekullueshëm të kombinimeve së pari Rooney-Gigs ( e finalizoi ky i dyti ) dhe kombinimin e dytë Chicharito-Rooney, të cilin e kurorëzoi me gol Roney, që mbrëmë ishte ndër lojtarët më të mirë të ekipit anglez.
Në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Manchester, ekipi anglez do të duhet ta ketë shumë më pran fitoren përfundimtare. Por, megjithatë pritet të luhet edhe ndeshja e dytë ndërmjet këtyre ekipeve për të parë se cili ekip do të jentë finalisti i parë i edicionit të sivjetshëm të Ligëssë Kampionëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *