Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Kosova do të patrullojnë bashkë zonën kufitare

Maqedonia dhe Kosova do të patrullojnë bashkë zonën kufitare

1 prill-“Neve kemi marrë përgjegjësi në dy sektorët në kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe sektori i tretë pritet deri në qershor të mirët komplet, policitë kufitare të të dyja anëve do ta menaxhojnë. Ne i përkrahim të gjitha këto idetë edhe për një kontrollim në një pikë në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve”, tha Bajram Rexhepi, Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Vija kufitare Maqedoni-Kosovë do të patrullohet nga njësite të përziera të policisë kufitare të të dyja shteteve. Për këtë sot firmosën marrëveshje dypalëshe ministrja e Brendshme Jankullovska dhe homologu i saj kosovar, Bajram Rexhepi. Të dy ministrat e brendshëm me këtë rast thanë se e gjithë kjo bëhet me qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të të dyja shteteve dhe parandalimin e krimit dhe migrimeve jolegale.

“Marrëveshja që sot firmosëm është një hap më afër drejt thjeshtëzimit të procedurave për menaxhim të përbashkët të kufirit sa i përket sigurisë më të madhe por edhe për krijimin e besimit ndërmjet të dyja shërbimeve dhe popujve tanë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

“Neve kemi marrë përgjegjësi në dy sektorët në kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe sektori i tretë pritet deri në qershor të mirët komplet, policitë kufitare të të dyja anëve do ta menaxhojnë. Ne i përkrahim të gjitha këto idetë edhe për një kontrollim në një pikë në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve”, tha Bajram Rexhepi, Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi gjithashtu tha se po bëhen përpjekje për hapje të vendkalimeve të reja kufitare dhe për krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

“Vendkalimi kufitarë që për momentin nuk është ndërkombëtar Stançiq-Bellanocë, edhe ne kemi ngritë në nivelin A dhe shumë shpejt do të priten fonde nga IPA. Besojmë se do të gjejmë solucion që edhe në Glloboçicë vendkalimi kufitar të shfrytëzohet edhe për mallra komerciale dhe të lehtësohet procedura e kalimit. Natyrisht në kohën kur ne i plotësojmë kriteret me dokumentacionet personale biometrike jemi të gatshëm që të lejohet kalimi vetëm me letërnjoftime, por neve kemi edhe pak punë në këtë drejtim”, u shpreh Bajram Rexhepi, Ministër i Brendshëm, Kosovë.

Maqedonia siç thonë nga MPB Marrëveshje të ngjashme dypalëshe sa i përket realizimit të patrullave të përziera përgjatë vijave kufitare ka të firmosur edhe me Bullgarinë, kurse Kosova një marrëveshje të tillë ka me Shqipërinë dhe pritet që së shpejti të firmosë dhe me Malin e Zi.Alsat-m.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *