Home / Lajme / Maqedoni / ‘Maqedonia Jonë’, propozon Kacini

‘Maqedonia Jonë’, propozon Kacini

14 prill-Siç kumtoi zyra e tij, Kacin, i cili është nënkryetar i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, ka theksuar se kontesti për emrin e frenon euro-integrimin e Maqedonisë gjashtë vjet dhe se nevojitet të ndryshohet qasja në bisedimet për zgjidhje kompromise që të ndërprite bllokada afatgjate. Ai ka propozuar zgjidhje alternative të emrit “Maqedonia Jonë”.

Eurodeputeti Jelko Kacin sot në konferencën për Ballkanin Perëndimor, që e organizon Parlamenti Evropian dhe Presidenca hungareze me BE-në, ka bërë thirrje që sa më shpejt të zgjidhet çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi zyra e tij, Kacin, i cili është nënkryetar i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, ka theksuar se kontesti për emrin e frenon euro-integrimin e Maqedonisë gjashtë vjet dhe se nevojitet të ndryshohet qasja në bisedimet për zgjidhje kompromise që të ndërprite bllokada afatgjate. Ai ka propozuar zgjidhje alternative të emrit “Maqedonia Jonë”.

“Sot dua të jem provokativ. Dua t’i detyrojë dy palët që ta ndërrojnë pikëvështrimin e tyre ndaj problemit. Nga ky vend sot propozojë që Shkupi dhe Athina ta shqyrtojnë propozimin alternativ të emrit ‘Maqedonia Jonë’. Pse ‘Maqedonia Jonë’? Në rrethinë ka tre rajone që e kanë emrin Maqedoni. ‘Maqedonia Jonë’ sipas definicionit mohon çfarëdo qoftë aspirate territoriale të IRJM-së aktuale ndaj këtyre rajoneve. Me këtë emër të gjithë do të mund të jetojnë”, ka theksuar Kacin në konferencën.

Sipas tij, nëse propozimet paraprake nuk ka dhënë fryt, ky duhet të ketë sukses. “Nevojitet vizion dhe inkurajim politik se si do të dilnin nga ky rreth magjepsës. Maqedonia është vendi ynë evropian dhe ne duam që ajo sa më shpejt të kthehet në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë eurodeputeti Kacin në konferencën për Ballkanin Perëndimor

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *