Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshje për heqjen e tatimeve të dyfishta Kosovë-Maqedoni

Marrëveshje për heqjen e tatimeve të dyfishta Kosovë-Maqedoni

6 prill-Marrëveshja që do të nënshkruhet nga ministrat e Financave të Maqedonisë ,Zoran Stavrevski dhe atij të Kosovës, Bedri Hamza parasheh që një kompani që paguan tatim në një vend është e liruar nga ky detyrim në vendin e saj. Pra, të gjitha kompanitë vendore që kanë biznes në Kosovë dhe paguajnë tatime atje, janë të liruara nga pagesa e tatimit në Maqedoni.

Në Prishtinë sot do të nënshkruhet marrëveshja midis ministrive të financave të Maqedonisë dhe Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Marrëveshja që do të nënshkruhet nga ministrat e Financave të Maqedonisë ,Zoran Stavrevski dhe atij të Kosovës, Bedri Hamza parasheh që një kompani që paguan tatim në një vend është e liruar nga ky detyrim në vendin e saj. Pra, të gjitha kompanitë vendore që kanë biznes në Kosovë dhe paguajnë tatime atje, janë të liruara nga pagesa e tatimit në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Maqedonisë, Zoran Stavrevski do të takohet edhe me zëvendëskryeministren Mimoza Kusari.

Maqedonia dhe Kosova vazhdojnë të kenë rritje të trendeve të shkëmbimit tregtar. Gjatë vitit 2010 shkëmbimi tregtar ka arritur në 324 milion dollarë, prej të cilëve 314 nga eksporti i mallrave të Maqedonisë në Kosovë dhe vetëm 10 milion nga eksporti i mallrave kosovare në Maqedoni. Marrëveshje të tilla janë nënshkruar me rreth 40 shtete.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *