Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 6 milionë euro për zgjedhjet

Mbi 6 milionë euro për zgjedhjet

19 prill-KSHZ do të kërkojë nga Ministria e Financave gjithsej 6 milionë e 650 mijë euro> nga mjetet e përgjithshme, rreth një milion e dyqind mijë euro do të shpenzohen për nevojat për votimin e diasporës

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të kërkojë nga Ministria e Financave gjithsej 405.630.000 denarë apo 6 milionë e 650 mijë euro. Sipas vlerësimeve të KSHZ-së, nga mjetet e përgjithshme, rreth një milion e dyqind mijë euro do të shpenzohen për nevojat për votimin e diasporës në zgjedhjet e parakohshme.

“Rreth 48 milionë denarë apo 800 mijë euro do të shpenzohen për kompensime për këshillet zgjedhore në Përfaqësitë diplomatike konsulare, shpenzimet për sistemimin e së njëjtave, si dhe për nevoja të tjera për anëtarët e këshilleve zgjedhore, gjegjësisht 50 të cilat duhet të formohen në tre njësitë e parapara zgjedhore”, sqaroi pas seancës së sotme të KSHZ-së, nënkryetari Subhi Jakupi. Për publikim në gazetat me tirazh më të madh në vendet, në shtatë gjuhë të parapara në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, plus gjuha e vendit ku publikohet, janë paraparë 17 milionë e 630 mijë denarë apo rreth 300 mijë euro.

KSHZ në seancë i miratoi propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e nënshkruesve të autorizuar në llogari të Komisionit, për përcaktimin e nevojës nga furnizimi publik për publikimin e thirrjes publike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 5 qershor të vitit 2011, për formimin e trupave ndihmës të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe kërkesën deri te Ministria e Financave për sigurimin e mjeteve financiare për zbatimin e zgjedhjeve, me vlerësimin e mjeteve të nevojshme duke e përfshirë edhe votimin e diasporës.

Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko gjatë këtyre ditëve do të publikohet edhe një doracak i veçantë për votimin në diasporë në ueb faqen e Komisionit dhe program për trajnimin e obligueshëm të anëtarëve të organeve zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *