Home / Sport / Metalurgu vazhdon ndjekjen pas Shkëndijës

Metalurgu vazhdon ndjekjen pas Shkëndijës

Pasi të dielën me ndeshjen Shkëndija-Teteksi u kompletua java e 23-të, skuadrat e Ligës së Parë do jenë aktive në mesjavë kur do të duhet t’i zhvillojnë takimet e xhiros së 24.

Katër ndeshje do të zhvillohen të martën, ndërsa dy të mërkurën. Ndeshja që zgjon interes më të madh është derbi lokal i kryeqytetit, kur në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ do të përballen Vardari dhe Rabontiçki. Rivaliteti ndërmjet këtyr dy skuadrave gjithnjë është i pranishëm, ndërsa për dallim nga e kaluara tani ekipet në këtë duel hyjnë me ambicie për fitore por me caqe të ndryshme. Deri sa dikur ky derbi vendoste për kreun e tabelës, tani nuk është ashtu. Tani Vardariu kërkon fitore për të vazhduar serinë pozitive në kërkim të shmangjes së largimit nga kategoria e parë, ndërsa Rabotniçki vazhdon të shpresojë për një vend në kupat europiane edhe pse nuk janë në formë të duhur. Ata tani duhet të gjinden pa trajnerin Kostov i cili ka ofruar dorëheqje pas takimit me Skopjen. Në anën tjetër Vardari pas pikës së fituar në fushë të Horizontit, tani shpreson në triumf, për të përsëritur suksesin që bënë kohë më parë, kur fituan 1:0 Rabotniçkin. Ndërkohë skuadra e Renovës pas fitores ndaj Sileksit tani do luajë në transfertë me Skopjen në kërkim të një tjetër tre pikëshi që do t’i mbante në kreun e tabelës. Për ‘gjipspunusit’ një sukses eventual në këtë takim do të kishte vlerë të madhe, pasi me humbje eventuale të Rabotniçkit ata do të ishin më të sigurtë në vendin e tretë, derisa do të vazhdonin të shpresojnë për më shumë, në rast më të mirë mbrojtjen e titullit, që realisht për këtë moment duket larg. Sileksi në fushë të vet përballet me Metalurgun, të cilët kërkojnë tre pikë për të mbajtur hapin me Shkëndijën në kreun e tabelës. Kohë më parë Metalurgu fitoi 1:0 në fushë të Sileksit dhe tani do të kërkojë të përsërisë të njëjtën gjë, për të mbajtur të gjallë shpresat për titullin e kampionit. Në ndeshjen e fundit të së martës Pelisteri në Manastir përballet me Horizont Turnovën. Dy ndeshjet e mbetura të javës së 24 do të zhvillohen të mërkurën në të cilat liderja e renditjes Shkëndija do të luajë në Shtip me Bregallnicën, ndërsa Napredoku do të përballet me Teteksin.

Dyshet e javës së 24:
Vardar-Rabotniçki,
Skopje-Renova,
Sileksi-Metalurgu,
Pelisteri-Horizonti,
Bregallnica-Shkëndija dhe
Napredoku-Teteksi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *